Ende pa nisur mirë të shqyrtohen pikat e rendit të ditës në mungesë të kuorumit seanca e kuvendit është ndërprerë përkohësisht.
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjifca, njoftoi se në sallë janë vetëm 59 deputetë të pranishëm, me ç’rast ligjvënësit shkuan në pauzë deri në orën 14:00.
Deri në këtë kohë kanë përfunduar vetëm deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, ku shumë prej tyre nuk morën përgjigje për shkak të mungesës së ministrave në seancë.