Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se rezultatet e vetme konkrete të ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi janë “vetëm ardhje – vajtjet jashtë vendit”. “Janë bërë gjashtë muaj prej se kur Rifat Latifi është emëruar në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Rezultatet e vetme konkrete deri më tani janë vetëm ardhje – vajtjet e ministrit jashtë vendit”, thuhet në një postim në faqen e LDK-së në Facebook.