1/30/2026 6:08:53 AM

Kurti vendos lule te varret e Fan Nolit e Faik Konicës

Duhet të lexoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur lule të freskëta dhe ka bërë homazhe te varret e Fan Nolit dhe Faik Konicës, në Boston të Massachusetssit.

Në një njoftim për media, thuhet se pas kësaj Kurti ka vizituar Katedralen Shën Gjergji, në të cilën ka shërbyer Fan Noli si kryepeshkop dhe bibliotekën ku ruhen librat, dorëshkrimet dhe gjësendet e tjera të tij.

“Në katedrale, kryeministri Kurti është takuar me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe përfaqësues të shoqatës shqiptare ‘Vatra’, një ndër themeluesit e së cilës ishte Fan Noli, në nderim të figurës së të cilit ai ka mbajtur një fjalë rasti”, thuhet në njoftimin e Zyres së Kryeministrit.

Tutje është thënë se shefi i ekzekutivit ka thënë se në Katedralen e Shën Gjergjit, Fan Noli ka mbajtur për herë të parë një meshë në gjuhën shqipe në Boston, mbasi ishte dorëzuar prift në mars të vitit 1908, katër vjet para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 1912.

“Ky fakt na i thotë të gjitha. Ende pa e pasur shtetin, shqiptarët ju patën juve, këtu”, thuhet se ka thënë kryeministri Kurti.

Tutje është thënë se Kurti ka çmuar kontributin e madh të kishës së Shën Gjergjit edhe në krijimin e shtetit të Kosovës.

Në njoftimin e ZKM-së është thënë se sipas shefit të qeverisë, organizimi për futjen e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, ku Fan Noli ishte delegat, nuk ka qenë më i lehtë se çfarë është sot vështirësia për ta anëtarësuar Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Andaj, nuk është e papritur që sot pothuajse secili e secila e ka në mendje se si ia dolën ata para nesh në mënyrë që të organizohemi sërish edhe ne, ka theksuar ai, teksa ka folur për të arriturat në një vit qeverisje”, është thënë tutje.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate