1/30/2026 4:47:52 AM

Libri i Nusret Pllanës për terrorin e Serbisë në Kosovë do të jetë në duart e Papa Françeskut

Duhet të lexoni

Publicisti dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Dr. Nusret Pllana, ka treguar për pritjet nga një takim shumë i rëndësishëm që do të zhvillojë në Vatikan javën e ardhshme me Papa Françeskun.

Kreu i Vatikanit, Papa Françesku, që promovon paqen dhe harmoninë në botë, do të njihet nga afër me vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës para dy dekadave. Ai do të mësojë për mizorinë dhe të bëmat e shtetit serb gjatë luftës së fundit.

Këtë do ta mundësojë ish-pjesëtari i UÇK-së, publicisti dhe profesori universitar Nusret Pllana.

Libri i tij me titull “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët” i përkthyer në nëntë gjuhë, më 25 maj do të jetë në duart e njërit prej personave më të rëndësishëm që promovojnë paqen në botë.

“Ai njeri që ka ndikim të madh, një personalitet me famë jo vetëm evropiane, por edhe botërore, vet fakti që na ka pranuar, ka pranuar ftesën për tu takuar dhe për të ia dorëzuar këtë libër, jep me kuptua që edhe ai më në fund e ka pranuar publikisht dhe botërisht që mbi këtë popull të vjetër është ushtruar dhunë, janë bërë masakra e gjenocid”, ka thënë Pllana për RTV Dukagjini.

Veprimtari Pllana ndër të tjera thotë që është padrejtësi që ata që kanë kryer krime në Kosovë enden të lirë e ish-krerët e UÇK-së mbahen në Hagë.

“Unë jam i bindur që ata do të dalin të pafajshëm, por për fat të keq ata po keqtrajtohen e po torturohet një popull i tërë. Po shpenzohen të holla nga buxheti i shtetit të Kosovës edhe ashtu të rënduar mjaft. Dhe në fund e gjithë kjo do të përfundojë, siç thotë populli ‘polli elefanti miun’”.

Pllana ishte zëri i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndërmjet frekuencave. Ai gjatë kohës së luftës si gazetar kumtoi rrjedhën e saj ndërmjet Radio Kosovës së Lirë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate