1/27/2026 9:37:23 AM

Lajm i mirë për kafedashësit: Jetoni më gjatë nëse pini disa kafe në ditë

Duhet të lexoni

Pas këtij lajmi të mirë, me siguri do të vazhdoni të pini edhe disa filxhanë më shumë kafe në ditë, madje lajmi merr përmasa edhe për ata që shkojnë deri në 7-8 filxhanë.

Një studim i fundit, në të cilin morën pjesë afro 1/2 milion të rritur britanikë që pinin rregullisht kafe, arriti në përfundimin se kafedashësit kishin rrezik më të ulët vdekshmërie, deri në 10 vjet, sesa ata që nuk pinin fare kafe ose që pinin më pak.

Niveli i dukshëm i jetëgjatësisë pati rezultate të menjëhershme, të kafes së thjeshtë dhe kafes dekafeinato, specifikojnë edhe studimet amerikane. Megjithatë, ky është studimi i parë i madh që sugjeron se kafja duhet përdorur edhe nga njerëz me çrregullime gjenetike, sepse kafeina rrit në mënyrë të dukshme nivelin e përqëndrimit.
Në përgjithësi, ata që pinin kafe kishin rreth 10 deri në 15 për qind më pak gjasa vdekshmërie sesa pjesa tjetër që përgjatë një dekade kishte refuzuar të pinte.

Rezultatet nuk dëshmojnë se një filxhan kafe është burim i të rinjve dhe as nuk janë arsye që ata që refuzojnë, të fillojnë të pijnë kafe, tha Alice Lichtenstein, eksperte ushqimi në Universitetin Tufts. Por ajo shtoi se rezultatet përforcojnë hulumtimet e mëparshme dhe shtojnë sigurinë tek të gjithë ata që konsumojnë disa kafe në ditë: "Është e vështirë të besohet se diçka që na gëzon dhe na zgjon nga gjumi, të jetë edhe kaq e mirë për ne. Ose, të paktën, të mos jetë e keqe",- tha Lichtenstein.

Studimi u botua të hënën, në revistën "JAMA Internal Medicine". Megjithatë, nuk është e qartë saktësisht se si pirja e kafesë mund të ndikojë në jetëgjatësi. Studiuesit zbuluan se kafja përmban më shumë se 1000 komponime kimike duke përfshirë edhe antioksidantë, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi. Por studime të tjera kanë sugjeruar se substancat në kafe mund të reduktojnë inflamimin dhe të përmirësojnë mënyrën se si trupi përdor insulinën, gjë që mund të zvogëlojë shanset për zhvillimin e diabetit. Loftfield tha se përpjekjet për të shpjeguar përfitimet e mundshme të jetëgjatësisë përmes kafes vazhdojnë.

Studiuesit morën në studim 9 milionë të rritur britanikë, nga të cilët 498.134 gra dhe burra të moshës 40-69 vjeç. Shkalla e pjesëmarrjes së ulët do të thotë se ata që janë përfshirë mund të kenë qenë më të shëndetshëm se popullsia e përgjithshme britanike, thanë hulumtuesit.

Pjesëmarrësit plotësuan pyetësorët rreth konsumit të përditshëm të kafesë, aktivitetit sportiv, por edhe sporteve të tjera dhe më pas u përfshinë në testet e gjakut. Shumica kishin pirë kafe; 154,000 ose gati një e treta, pinë dy deri në tri gota në ditë dhe 10,000 pinë të paktën tetë gota në ditë. Gjatë dekadës së ardhshme, 14.225 pjesëmarrës vdiqën, kryesisht nga kanceri ose sëmundjet e zemrës.

Kafeina mund të shkaktojë rritje afatshkurtër të presionit të gjakut dhe disa studime të tjera kanë zbuluar se mund të lidhet me tensionin e lartë, sidomos tek njerëzit me variacione gjenetike. Por pirja e kafes nuk shfaqte rreziqe më të larta sesa ata që nuk vdisnin nga sëmundjet e zemrës dhe shkaqet e tjera të lidhura me presionin e gjakut. Dhe kur të gjitha shkaqet e vdekjes u kombinuan, edhe metabolizuesit e ngadaltë të kafeines kishin jetëgjatësi më të lartë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate