Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen propozoi të mërkurën ndihmë shtesë për Ukrainën, me vlerë deri në 9 miliardë euro.
“Ne do të vazhdojmë të jemi pranë tyre gjatë gjithë kësaj lufte, edhe kur të fillojnë rindërtimin e vendit të tyre”, tha Von der Leyen, raporton CNN.
BE mendon për të nesërmen dhe për përpjekjet më të gjera të rindërtimit të Ukrainës, tha Von der Leyen.
Ajo shtoi se BE ka interes strategjik për të udhëhequr rindërtimin në Ukrainë.