Avokati amerikan, Pierre Prosper, i cili po e mbron ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçin, ka vizituar prindërit e Thaçit në Brojë të Drenicës.
Në një foto të siguruar nga RTK, Prosper shihet i ulur bashkë me Haxhi dhe Hyrë Thaçin në oborrin e tyrë në Brojë.
Prosper ka qenë shumë i zëshëm kundër Prokurorsë të Dhomave të Specializuar të Kosovës.
Ai kishte theksuar se në Hagë duke duke u tentuar që të ndryshohet narracioni për luftën dhe historia e Kosovës.
Prosper u kishte bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, Bashkimit Evropian, Shoqërisë Civile dhe qytetarëve të Kosovës që të monitorojnë punën e kësaj gjykate.