3/29/2024 8:27:01 AM

Këto janë masat Anti-COVID që do të hyjnë në fuqi në Kosovë

Duhet të lexoni

Këto janë masat Anti-COVID që do të hyjnë në fuqi në Kosovë

 

Qeveria e Kosovës po diskuton për masat e reja Anti-COVID. Zëdhënës për informim në MSh kanë thënë për Express se do t’ua propozojnë Qeverisë disa masa të reja bazuar në situatën epidemiologjike në rajon.

Gazeta Express

Qeveria e Kosovës po mban mbledhje elektronike ku po diskutohet për masat e reja Anti-COVID.

Express ka marrë vesh se masat përgjithësisht do të jenë të njëjta.

Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të vazhdoj të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, ndërsa, qytetarët do të vazhdojnë të mbajnë edhe më tej maska.

Ministria e Shëndetësisë ka propozuar që çdo person që hyn në Kosovë duhet të ketë certifikatën e vaksinimit të plotë ose certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë.

Ndërsa, shtetasve të Republikës së Kosovës, si dhe personave me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët nuk posedojnë ndonjë nga dëshmitë e mësipërme dhe kërkojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, iu jepet mundësia të vaksinohen nga ekipet mobile të vendosura në pikën kufitare ANP “Adem Jashari (për ata që hyjnë në rrugë ajrore), dhe në pikat kufitare në Vërmicë, Merdare, Dheu i Bardhë, Hani i Elezit (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objektit si dhe në ambientet e brendshme.

Sipas MSH’së, obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19, përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes   në  objekt   pa  maska,  respektimin   e  distancës.

Po ashtu, obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.

Ndërsa, të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo të një komune, duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë, ose certifikatën për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës.

Zëdhënës për informim në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë sot për Express se do t’ua propozojnë Qeverisë masat e reja bazuar në situatën epidemiologjike në rajon.

Sipas tyre, këto masa pritet të miratohen së shpejti dhe të zbatohen nga të gjithë.

“Disa masa të reja do të propozohen nga MSh për Qeverinë, bazuar në situatën epidemiologjike dhe rreziqet që mund të vijnë edhe nga varianti Omicron, dhe ato pritet të miratohen së shpejti dhe duhet të zbatohen nga të gjithë. Zbatimi i masave me korrektësi dhe vaksinimi janë aktualisht rruga që duhet ndjekur për të parandaluar përkeqësimin e situatës”, është thënë nga MSH.

Tutje nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se sistemi shëndetësor në Kosovë është i mobilizuar për t’u përballur me çfarëdo varianti në teren.

“Është e drejtë që kur në cilindo kontinent apo shtet shfaqet ndonjë variant i ri, situata të trajtohet me seriozitet dhe sistemi të mbahet i mobilizuar në maksimum për t’u ballafaquar me çfarëdo skenari në terren. Këtë po e bën edhe sistemi shëndetësor në Kosovë, me të gjitha kapacitetet që i ka”, thuhet tutje nga kjo ministri.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë për Express se ata nuk janë informuar për ndonjë takim në lidhje me masat e reja.

Ai ka thënë se janë të njoftuar se takimi do të mbahet këtë javë, por që ende nuk kanë marrë ndonjë informatë për ditën e kohën.

Përndryshe, ai ka thënë se MSH e qeveria mund të marrin masa të reja edhe pa u konsultuar me ta.

“Unë pak mëherët shikova email’in dhe nuk kisha marrë asnjë njoftim për takim. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se takimi do të mbahet këtë javë. Besoj që masat do të jenë të njëjta. Ne ende nuk jemi informuar për takimin”, ka thënë ai.

Kujtojmë që Kosova po regjistron shifra të ulta të infektimeve me COVID-19, ndonëse situata në rajon paraqitet krejtësisht ndryshe.

Ekspertë të shëndetësisë kanë paralajmëruar rëndim të gjendjes me pandeminë edhe në vend.

Dy ekspertët austriak të shëndetësisë, Stefan Thurner dhe Peter Klimek në një shkrim të publikuar në “DerStandard”, kanë thënë se Kosova tashmë e ka kaluar valën e saj të katërt, mirëpo sipas tyre, vendi mund ta paguaj me çmim të lartë pandeminë.

 “Në fund të gushtit, kur incidenca në Austri ishte ende mjaft e ulët në rreth 140, me një mesatare shtatëditore prej 1000 rastesh për milion banorë, atje numëroheshin më shumë infeksione se kurrë më parë. Shembulli i Kosovës tregon kaq qartë. Vdekshmëria e tepërt atje në fund të shtatorit – të dhënat më të fundit të disponueshme nga kjo pikë në kohë – ishte mbi 160 për qind. Kjo do të thotë: në atë moment kohe, më shumë se dy herë e gjysmë njerëz vdiqën në Kosovë sesa do të pritej të vdisnin në një vit normal. Ata gjithashtu vdiqën sepse kaq shumë njerëz që u infektuan në të njëjtën kohë sa që sistemi ishte i mbingarkuar”, ka shtuar Klimek.

Vende të rajonit, si Shqipëri, Maqedonia, Serbia e Mali i Zi tashmë që një kohë po regjistrojnë shifra të larta të infektimeve me COVID-19.

Një gjendje më e rëndë po paraqitet nga shtetet si Gjermania, Holanda e Britania.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Në një ndër mbrëmjet më të emocionuara të “Big Brother VIP Albania 3”, publiku u detyrua të pë ...

Nis ndryshe “Big Brother”, Ledioni kujton sulmin me 25 plumba një vit më parë drejt Top Channel dhe vrasjen e rojes Pal Kola

Ka nisur ndryshe ky spektakël i kësaj të marte në Big Brother! Ledion Liço ka kujtuar sulmin e rëndë një vit ...

Si asnjëherë më parë! Ja ku do e shohim së shpejti Bora Zemanin

Moderatorja e njohur Bora Zemani, ka zbuluar pasditen e sotme emisionin e saj më të ri ‘Cherry on Top’.Pas emisionit ‘DWTS ...

Jetë / Stil

Pse gjithnjë e më shumë gra kanë hequr dorë nga takat e larta që nga pandemia? Stilistët e mëdhenj kanë disa përgjigje

Prej disa kohësh kam një marrëdhënie ekskluzive me këpucët e sheshta! Mbaj mend që Victoria Beckham dikur tha se &l ...

10 kuriozitete mbi macet, që ndoshta nuk i dinit

Të pavarura, mendjemëdha, elegante dhe gjuajtëse. Kush janë? MacetMacet janë bërë miqtë më të mir&eu ...

Këto shenja të horoskopit do të jenë më me fat në Prill

Muaji prill do sjellë fat për disa shenja të horoskopit, por dy do të jenë më fatlumet.Peshqit Kjo shenjë do t ...

Sport

Kosova “rrezaton” me humbje ndaj Hungarisë

Kosova ka pësuar humbje në ndeshjen miqësore ndaj Hungarisë, me rezultat 0-2.Në takimin që u zhvillua në Pushkash A ...

Historike / Gjeorgjia për herë të parë në Europian, eleminon Greqinë

Gjeorgjia shkruan historinë. Ruleta e penalltive u buzëqesh vendasve në Tbilisi, që triumfuan ndaj Greqisë me rezultatin 4-2 ...

Kosova dominancë ndaj Hungarisë, pjesa e parë kryhet pa gola

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar një paraqitje fantastike ndaj Hungarisë në pjesën e parë, pavarësisht që ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate