1/17/2026 6:00:09 PM

A do ta fitojë Ukraina Eurovision 2022?

Duhet të lexoni

Kalush Orchestra - përfaqësuesi i Ukrainës në Eurovizion 2022 - ka prekur telat e zemrës, edhe pse pak e kuptojnë tekstin. Këngëtari Oleh Psiuk repon për nënën e tij Stefania - personazhi kryesor i këngës - dhe lavdëron duart e saj të forta që e inkurajuan atë në kohë të mira dhe të këqija. E shkruar para pushtimit të Ukrainës nga Rusia, kënga ka marrë një kuptim të ri tani në kohën e luftës. Tani lexohet si Nënë Ukraina që mbron fëmijët e saj në të njëjtën kohë që ata përpiqen ta mbrojnë atë.

Kënga folk-rep në gjuhën ukrainase nuk ka asnjë anglisht. Por shikuesit mund ta kuptojnë se "mamo" - e përsëritur në kor - do të thotë nënë. Inskenimi e bën të dukshme dhimbjen që përmban kënga. Në ekranin LED shohim sy të mëdhenj, të përlotur nga pranvera e humbur, dhe në dyshemenë LED duar të rrudhosura - një nënë që përqafon fëmijët e saj në momentin e tyre më të vështirë.

Në muajt e fundit anëtarët e Kalush Orchestra kanë qenë të përfshirë në përpjekjet luftarake të Ukrainës - nga ndihma e njerëzve për t'u zhvendosur deri te pjesëmarrja aktive në mbrojtjen territoriale të vendit. Ata morën paraprakisht leje speciale për t'u larguar nga Ukraina për në Eurovizion dhe turneun promovues. Kjo, kryesisht për shkak të prestigjit dhe rëndësisë së Eurovizionit si në Ukrainë, ashtu edhe në Rusi.

Ekziston një supozim se artistët do të marrin mbështetje dërrmuese nga publiku i televotimit. Bota ka parë imazhet e tmerrshme që dalin nga Ukraina. Po ashtu, vendet votuese, përfshirë Poloninë, Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë, do të jenë veçanërisht më të prirura të votojnë për Ukrainën, për shkak të një kuptimi të përbashkët të shtypjes nga Moska.

Një fitore duket e mundshme, por nuk është e garantuar. Juria profesionale - e cila përbën 50% të rezultateve - ka një tendencë për të votuar me profesionalizëm dhe jo me zemrën e tyre.

Vetëm pak orë na ndajnë nga shpallja e fituesit, këshu që na mbetet të presim!

Përshtatur nga Wiwibloggs


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate