12/29/2025 7:04:45 AM

Përjetimi i dhunës në familje, u shkakton fëmijëve probleme të shëndetit mendor në moshë madhore

Duhet të lexoni

Përjetimi i dhunës në familje, është shqetësues për çdo fëmijë. Por studimet e reja sugjerojnë se këto ngjarje, mund të kenë një ndikim shumë më afatgjatë. Shkencëtarët në Universitetin e Torontos në Kanada, raportojnë se afro 1/5 (pse 22.5 për qind) e të rriturve që përjetuan dhunën kronike midis prindërve në familje gjatë fëmijërisë, vazhduan që të zhvillonin një çrregullim të madh depresiv në moshën madhore.

Sa për krahasim, vetëm 9.1 për qind e atyre pa një përjetim të dhunës në familje midisprindërve, shfaqën shenja të sëmundjeve mendore. “Gjetjet e studimit tonë të fundit, nxjerrin në pah rrezikun e pasojave negative afatgjata të dhunës kronike në familje për fëmijët, edhe kur nuk abuzohen vetë fëmijët”– thotë autorja e studimit Esma Fuler–Tomson, drejtore e Institutit për Kursin e Jetës dhe Plakjen në Universitetin e Torontos.

“Punonjësit socialë dhe profesionistët e shëndetit mendor, duhet të punojnë me më shumëvigjilencë për të parandaluar dhunën në familje, dhe për të mbështetur viktimat e këtij abuzimi dhe fëmijët e tyre” thotë ajo.

Vullnetarët që morën pjesë në këtë studim, paraqitën intervistat e 17.739 të anketuarve nga Anketa Kanadeze e Shëndetit në Komunitet. Brenda këtij grupi, vetëm 326 raportuan se kishin përjetuar dhe mbi 10 herë dhunën midis anëtarëve të familjes përpara ditëlindjes së tyre të 16-të.

Studimi zbuloi se afro 1 në 6 të rritur (15.2 për qind) që panë akte të tilla dhune në familje,vazhduan të zhvillonin më vonë gjatë jetës një çrregullim të ankthit. Ndërkohë vetëm 7.1 për qind e atyre, që nuk kanë përjetuar akt e dhunës midis prindërve, kanë pasur probleme meankthin.

“Shumë fëmijë që janë të ekspozuar ndaj dhunës në familje midis prindërve të tyre, mbeten vazhdimisht vigjilentë dhe vazhdimisht në ankth, me frikën se çdo konflikt verbal mund të përshkallëzohet në dhunë fizike. Prandaj, nuk është për t’u habitur që dekada më vonë, kur ata janë të rritur, ata me histori të tilla, të kenë një prevalencë më të lartë të çrregullimeve të ankthit”– shton bashkautorja e studimit Deirdre Rajan–Moriset, e sapodiplomuar për sociologji në Universitetin e Torontos.

Çfarë është edhe më shqetësuese:26.8 për qind e të rriturve të ekspozuar ndaj dhunës kronike midis prindërve gjatë fëmijërisë, zhvilluan gjithashtu çrregullime të përdorimit të substancave, në krahasim me vetëm 19.2 për qind të atyre pa ekspozim ndaj kësaj dhune.

Studimi duket sikur iu sugjeron lexuesve, se rritja në një mjedis familjar të dhunshëm, do ta dënojë një njeri të ketë një shëndet të dobët mendor për dekada të tëra. Por kjo nuk është aspak e vërtetë. Për shembull, mbi 3 në 5 të rritur që përjetuan akte dhune kronike midis prindërve kur ishin fëmijë, gëzonin ende një shëndet mendor të shkëlqyer në moshë madhore.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate