12/20/2025 2:40:50 AM

Blogerja e njohur shqiptare i thotë të gjitha: Meshkujt tremben nga unë!

Duhet të lexoni

Ajo njihet për opinionet e saj rreth seksit dhe jetës së femrave. Blogerja Zhaklin Lekatari, ka zgjedhur të rrëfejë detaje nga jeta e saj personale. Ajo ka treguar se për shkak të deklaratave që bën mbi informacionet që lidhen me seksin apo raportin në çift, disa herë ka marrë reagime negative në rrjetet sociale dhe jo vetëm, madje dhe kërcënime.

“Më ka ndodhur edhe në rrugë, më ka ndodhur që kam qenë e përndjekur, më ka ndodhur që kanë qenë përballë që më kanë ndaluar. Por në përgjithësi unë bashkëpunoj edhe me policinë, sivjet nuk kam bërë ende asnjë denoncim por vitet e kaluar kam bërë 4-5 denoncime në vit. Më thonin të mbyllja gojën, të mos flisja më, të mos bëja postime, të heshtja, të vdisja. Nga më të ndryshmet. Nuk kanë qenë njerëz që unë i njoh personalisht. Më ka ndodhur edhe dhunë fizike, më ka dhembur po edhe policia më ka ndihmuar”, tha ajo në emisionin “Natë më Aulonën”.

Zhaklin zbuloi se ka një dekadë që nuk është në një marrëdhënie dhe shtoi se shkak i kësaj është fakti se “ajo i tremb burrat”.

“Unë që kur kam filluar “Tabu” dhe deri tani, nuk kam pasur një marrëdhënie. Pra unë kam një dekadë që nuk kam asnjë lloj marrëdhënie sentimentale. Jam në një marrëdhënie me dikë që mund ta quaj partner. Sepse kjo gjë që bëj unë i tremb njerëzit. Unë i tremb burrat, ata tremben të raportohen me mua. Gjendem gjithmonë në një marrëdhënie që pas disa muajsh personi tjetër më thotë “ndihem inferior sepse ti bën shumë gjëra në krevat”, tha ajo.

E pyetur se si lindi ky pasion, Zhaklin tregoi se gjithçka ka nisur nga nevoja që ajo ka pasur për t’u shprehur pas një ngjarjeje të rëndë dhe negative që ka ndikuar në jetën e saj. Ajo shtoi se menjëherë ka marrë shumë reagime, pas nisjes së blogut të saj.

“Ky pasion lindi nga nevoja që unë kisha për t’u shprehur, për një ngjarje negative që mua më kishte ndodhur, që më kishte bërë të reflektoja shumë dhe më kishte ndryshuar plotësisht. Dhe aty mendova që eksperiencën time ta ndaja me vajza dhe gra të tjera. E kisha të nevojshme të ndaja revoltën time dhe inatin tim me të tjerë”, tregoi blogerja.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate