12/24/2025 6:10:53 PM

Si ta ndiqni agjërimin me ndërprerje?

Duhet të lexoni

Është kthyer ne një trend regjimi/diete ushqimore në dekadën e fundit.

Agjërimi me ndërprerje është një model i të ushqyerit ku ndalohet konsumi i kalorive për një periudhë që mund të zgjasë nga 12 deri në 40 orë.

Për fillestarët, metoda 16/8: Ku fasha orare që mund të konsumoni ushqim zgjat vetëm 8 orë dhe per 16 orët e ardhshme nuk konsumoni ushqim.

Gjatë orëve të agjërimit ju mund të konsumoni pije pa kalori si: uji, kafja apo caji (pa sheqer).

Fashën orare të të ngrënit mund ta reduktoni me kalimin e kohës deri në 6 orë, gjithmonë sipas dëshirës nëse është e përballueshme nga trupi juaj.

KUJDES!

Kjo dietë nuk është për të gjithë, pavarësisht se konsiderohet e sigurt. Është mirë që të dini këto gjëra para se ta filloni atë:

Kufizimi i kalorive ditore për një periudhë të caktuar mund të jetë i rrezikshëm për:

Fëmijët dhe adoleshentët
Grate shtatëzëna dhe dhënien e gjirit
Diabetikët
Personat që marrin medikamente të caktuara
Personat me një historik të ushqyerjes së çrregullt
Nëse dëshironi të nisni këtë dietë, konsultohuni me një mjek ekspert të besuar, që të keni një tranzicion të sigurtë.
Të mirat dhe të këqiat që kjo dietë mund të sjellë

Të mirat:

Mund të ndihmojë në rënien në peshë dhe të nxisi metabolizmin, pëpërmjet deficitit kalorik dhe duke vepruar si rregullator i urisë dhe ndjesisë së ngopjes.

Ul presionin e gjakut
Rregullon nivelet e sheqerit në gjak
Riparimi i qelizave të dëmtuara
Mbron shëndetin e trurit

Përmirëson stilin e jetesës, pa ju nadaluar të hiqni dorë nga të gjitha ushqimet me kalori të tepërta, por duke balancuar mënyrën dhe oraret e të ushqyerit.
Funksionon shumë mirë me një dietë me ushqime të plota, pasi fokusi është tek “kur” dhe jo “çfarë” ushqim konsumoni.

Të këqiat

Mund të jetë ne drejtim të kundërt me intuitën tuaj, në rastet kur ju nuk keni një regjim ushqimor por bazoheni vetëm tek intuita që ju tregon se kur jeni të uritur

Do ndiheni të uritur, gjë e cila mund t’ju frustrojë derisa të mësoheni dhe të kuptoni se do ndiheni më pak të uritur

Efektet negative mund të ndikojnë në humorin tuaj, mund të përjetoni dhimbje kokë, kapsllëk, këputje, probleme me gjumin, anth, etj., megjithëatë ndjesia e urisë sjell paqëndrueshmëri të gjëndjes emociolale.

Nëse i jepni vetes suaj kohë të përshtateni, agjërimi me ndërprerje mund t’ju bëjë të ndiheni të arrirë dhe krenar./aw/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate