12/21/2025 10:19:01 PM

Sabiani zbulon nëse do të bashkëpunonte me Donaldin?

Duhet të lexoni

Këngëtari i njohur, Sabiani, i ftuar në një emision televiziv foli për projektet e tij muzikore por edhe për bashkëpunimet.

“Kush ishe ti”, është projekti më i ri i Sabianit, i cili tha se nuk ka pasur ndonjë histori dashurie që të aludohet se kënga ishte dedikim.

“Realisht është thjesht një tekst. Ne e dinim se do të aludonin njerëzit për ndonjë dedikim, por unë nuk kam pasur për vete histori dashurie aq të fortë, se e di se ku ju shkon mendja.

Nuk ka qenë ndonjë histori dashurie. Ju keni mendime se unë kam pësuar ndonjë zhgënjim, që nuk është e vërtetë. Është thjesht një tekst”, tha Sabiani.

Ndërsa i pyetur nëse ka menduar që të bëjë bashkëpunim me ndonjë nga ish-banorët e “Big Brother VIP”, këngëtari i dashur për publikun u shpreh se do të dëshironte me “Fifin”.

“Me kënaqësi do ta bëja me të gjithë, pa refuzuar asnjë nga personazhet. Po me Fifulën time do kisha më shumë dëshirë. Në ndonjë të ardhme shpresojmë ta bëjmë”, tha në ‘Wake Up’ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Moderatorja Ori Nebijaj e ngacmoi duke e pyetur “Me kë tjetër?”, sepse sipas saj, ishte e lehtë të thoshte emrin e Fifin.

“Pse me kë mendon se është e vështirë?”, pyet Sabiani dhe Ori i përgjigjet menjëherë: “Për mua do ishte e vështirë të bëje bashkëpunim me Donaldin, me Beatrix. Kur them e vështirë, jo për t’i bindur, për t’i ftuar apo për t’u bërë ju bashkë, por mendoj zërat, muzikën, melodinë. Domethënë kombinimi si artist”.

Por sipas Sabianit, sot është koha perfekte për t’u kombinuar dhe e thjeshtë, “të paktën nga ana ime”.

“Por do ishte kënaqësi edhe me Donaldin e me Trixën. Më ke dhënë një shkëndijë. Ishte gjë e bukur. Në fund të fundit aty bëjmë muzikë, art”, tha këngëtari i njohur.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate