12/18/2025 1:29:18 AM

Bislimi dhe Petkovic pritet të takohen javën e ardhshme në Bruksel

Duhet të lexoni

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq do të takohen javën e ardhshme në Bruksel. Dy kryenegociatorët për dialogun pritet të diskutojnë për ujdinë e re për targa të automjeteve pak ditë para skadimit të marrëveshjes së tetorit. Nga opozita thonë se janë humbur shumë kohë për një marrëveshje teknike e cila nuk është ndonjë e arritur, ndërkohë në shoqërinë civile thonë se është momentumi i duhur për arritjen e një marrëveshjeje të re.


Takimin e javës së ardhshme e konfirmoi për KosovaPress, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Ai thotë se pala kosovare ka gatishmëri edhe për takimet e nivelit të lartë politik, mirëpo të njëjtat duhet të jetë të dakorduara paraprakisht, me agjendë të qartë dhe tema përmbajtjesore.

“Takimet thirren dhe organizohen nga ndërmjetësuesi i këtij procesi. Ato megjithatë duhet të jenë të dakorduara paraprakisht, me agjendë të qartë dhe tema përmbajtjesore. Ne në vazhdimësi kemi treguar gatishmëri për takime të tilla. Kurse sa i përket takimit në nivel të kryenegociatorëve, zëvendëskryeministri Bislimi dhe Petkoviq pritet të takohen gjatë javës tjetër”, thotë ai në një përgjigje me shkrim për KosovaPress.

Takimet e tilla, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i quan si teknike që po i humbasin Kosovës muaj të tërë. Ajo thotë se pala kosovare duhet të fokusohet në dialog politik për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

“Kemi kërkuar që të hiqemi prej dialogut teknik dhe të kalojmë në dialogun politik. Ajo çka duhet të dialogohet është marrëveshja përfundimtare që e njeh pavarësinë e Kosovës, njeh kufijtë aktual, organizimin e brendshëm të Kosovës. Kjo duhet të negociohet dhe jo të humben muaj të tërë dhe të negociojmë për targat që nuk është ndonjë e arritur. Duhet të kalojmë prej nivelit teknik në atë politik dhe kjo qeveri duhet të fokusohet këtu”, thotë ajo.

Nga ana tjetër, Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë për KosovaPress se mosarritja e një marrëveshjeje do të detyrojë BE-në të fajësojë publikisht palën bllokuese të marrëveshjes.

“Nëse e shohim se dialogu është në funksion të lehtësimit të jetës së qytetarëve dhe marrë parasysh se ka pasur një lloj suksesi marrëveshja paraprake e përkohshme për targa, është momentumi i duhur që pas zgjedhjeve në Serbi kjo marrëveshje të bëhet marrëveshje e përhershme me modalitet të ri që palët të vendosin se si dhe liria e lëvizjes të jetë e zhbllokuar për të dy palët. Ekziston prapë skenari negativ përsëri apo rreziku që kjo marrëveshje të bllokohet më shumë nga pala serbe… Moskalimi i kësaj marrëveshjeje do të bëjë që BE-ja të fajësojë njërën palë publikisht dhe pak a shumë të hedh fajin tek njëra palë si bllokuese, e cila do të ketë pasoja në procese të tjera që lidhen me BE-në”, thotë Fetahu.

Deri tani janë mbajtur disa raunde të negociatave mes grupeve të ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë për targat, mirëpo ende nuk është gjetur zgjidhja finale. Në tetor të vitit të kaluar Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje të përkohshme gjashtëmujore për vendosjen e afisheve në targat e veturave.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate