Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj përmes një shkrimi dërguar mediave, ka thënë se protesta e 8 prillit ishte e dinjitetshme.
Jasharaj ka theksuar se kërkesat modeste që ata i patën, Qeveria Kurti nuk deshi t’i analizojë e as që gjeti kohë të merrej me to.
Kreu i SBASHK-ut i ka quajtur telallë përkrahësit e Vetëvendosjes që po e shajnë atë, ndërsa ka thënë se asgjë nuk do ta zmbrapsë nga mbrojtja e të drejtave të punëtorëve të arsimit.
“Në vend të kësaj tellallët e Kurtit me pafytyrësinë, e dëshmuar tani e sa muaj , hodhën fyerje e akuza ndaj protestuese, që ua lë në fytyrën e moralin e tyre , nëse e kanë”, ka shkruar Jasharaj.
I pari i SBASHK-ut më tej ka shtuar se deputetët Adnan Rrustemi e Mefail Bajçinovci kot shpifin e merren me ofshama e gënjeshtra sepse punëtorët e arsimit janë heronj të kohës dhe atë e kanë dëshmuar nëpër vite e dekada.