Dy persona dyshohet se sulmuan me leva e mjete të forta kancelarin e Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi, mbrëmjen e kaluar. Gjithçka ka ndodhur pasi ai kishte dalë nga një lokal dhe po shkonte në shtëpi.
Raportohet se Sulkuqi nuk ka dhënë dëshminë për dhunimin që iu bë. Policia e Elbasanit nuk përjashton pistën që kancelari të jetë qëlluar edhe për arsye personale ndaj është duke vijuar hetimet mbi ngjarjen.
Mësohet se dy autorët parkuan mbrëmjen e djeshme mjetin në hyrje të rrugës Egnatia. Me hap të shpejtë kanë arritur 51 vjeçarin dhe kanë nisur ta godasin menjëherë me mjete të rënda në kokë dhe trup duke i lënë plagë të rënda.
Më pas me shpejtësi i janë drejtuar mjetit duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Në këto momente Sulkuqi është dëgjuar të rënkojë “ Oh moj nëna ime”.
Dy mendohet se janë pistat kryesore të hetimit, e para për shkak të detyres dhe tjetra për jetën personale.
Në ndihmë të policisë do vijnë edhe pamjet filmike të shtëpive apo bizneseve në rrugicën ku ndodhi ngjarja.