12/24/2025 6:32:57 PM

Serbia do të blejë dronë “Bayraktar TB2” nga Turqia

Duhet të lexoni

Serbia po planifikon që të blejë dronë “Bayraktar TB2” të Turqisë. Siç shkruan media turke për informim lidhur me industrinë turke të mbrojtjes “SavunmaSanayist”, për këtë ka folur vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, duke treguar se këtë kërkesë ia ka miratuar në parim miku i tij i mirë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

“Dy ditë më parë, gjatë takimit me presidentin e Turqisë, Erdogan, kam shprehur interesimin për të blerë Bayraktarët nga Turqia dhe Erdogan më ka premtuar se ne do t’i marrim ato. Do t’i kemi edhe këto armë në inventarin e Ushtrisë Serbe”, ka thënë Vuçiç.

Sipas mediave turke, dronët “Bayraktar” i janë shitur të paktën 22 shteteve në botë. Por mediat serbe shkruajnë se Erdogan ia ka mundësuar Vuçiçit që Serbia t’i blejë pa pritur në rend.

Presidenti serb e konsideron shumë të rëndësishëm ndikimin e Erdoganit në Ballkan, siç e kishte thënë vetë në një konferencë të përbashkët për media.

Në shkurt, Presidentja Vjosa Osmani e kishte vizituar fabrikën për prodhimin e këtyre dronëve në Stamboll.

Por, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara në tetor të vitit të kaluar, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj kishte marrë mbështetje nga SHBA-ja për krijimin e kapaciteteve ushtarake që i nevojiten FSK-së.

Ndër të tjera, ai e pati përmendur edhe blerjen e dronëve nga Amerika.

“Po kemi diskutuar, këto janë në proces, jo vetëm dronat por edhe blerje të tjera. Jemi në koordinim e sipër për mënyrën se si do të funksionalizohen”, kishte thënë ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate