12/25/2025 7:16:24 AM

A po amnistohet ministrja Hajdari nga Policia? – Dje u arrestua një grua për lëndimin e një këmbësori me veturë

Duhet të lexoni

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot rreth orës 12:25 e ka shkelur një të mitur në rrugën “Vicianum” të lagjes “Arbëria” në Prishtinë.

Demokracia.com ka raportuar ekskluzivisht për këtë rast, i cili deri më tani është duke u mbajtur fshehtë nga të gjitha institucionet dhe ende nuk është konfirmuar për mediat, pavarësisht se ministrja Hajdari ka goditur me veturën e saj një fëmijë 9-vjeçar, me inicialet I.B.

Gjatë gjithë ditës, që prej raportimit të parë, Demokracia.com ka bërë përpjekje që të marrë një konfirmim nga Policia e Kosovës, por të njëjtit nuk janë përgjigjur në asnjë thirrje dhe as pyetjeve të dërguara me shkrim në adresën zyrtare të Policisë së Kosovës,raporton Demokracia.com

Është për t’u habitur se për të njëjtën çështje, Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme e kishte arrestuar një grua në Fushë Kosovë, pasi që ajo kishte shkaktuar aksident trafiku me të lënduar.

“Fushë Kosovë 09.04.2022 – 21:27. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar (këmbësor) pasi i njëjti është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte e dyshuara femër kosovare. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë. E dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndërsa, kur bëhet fjalë për ministren Hajdari, si duket ajo është e “paprekshme” dhe Policia e Kosovës as që po deklarohen për medie lidhur me këtë ngjarje. Demokracia.com


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate