8/7/2025 6:46:12 PM

Çantat që po rrezikojnë shëndetin e nxënësve

Duhet të lexoni

Pesha e çantës që bartin nxënësit e klasave të ulëta, është problem që po i përcjellë ata tash e disa vite. Madje prej ngarkesës së madhe që bartin, nxënësit në krahasim me moshën që kanë, po ballafaqohen edhe me dhimbje të boshtit kurrizor.


Çantat e ngarkuara tash e sa kohë janë problem për nxënësit dhe prindërit në gjithë Kosovën, problem ky që nuk po ndryshon. Fëmijët ankohen për peshën e çantës në shumë shkolla të vendit tonë, megjithatë, KosovaPress, ka zgjedhur që të jetë nëshkollës fillore “Faik Konica”. Nxënësja e kësaj shkolle, Yllza Mulliqi, ka thënë për KosovaPress, se nga pesha e rëndë e çantës, shoqërohet edhe me probleme të boshtit kurrizor.

“Mua më dhemb shpina prej çantës së rëndë për shkak se nuk kemi dollapë në klasën tonë dhe më pengon shumë”, tha ajo.

Ejona Krasniqi, nxënëse tjetër e kësaj shkollë, ka thënë se për arsye të çantës së rëndë, shpesh herë prindërit janë të detyruar t’i shoqërojnë ata për në shkollë.

“Mua më pengon çanta e rëndë…0:39 Dollapët nuk janë të rregulluar sa duhet, për shkak se prishen herë pas here dhe nuk mundemi t’i lëmë aty disa libra..0:52 Për arsye të tilla vinë edhe prindërit me marrin ndonjëherë, sepse është çanta rëndë dhe nuk mundem me mbajt herë pas here”, tha ajo.

Spahiu: Kisha dashtë të na ofrojnë dollapë për gjithë nxënësit

“Mua po më pengon çanta e rëndë dhe kisha dashtë që të na ofrojë dollapë për gjithë nxënësit”, tha ajo.

Onik Bajra, nxënës i të njëjtës shkollë, po ashtu është shprehur i shqetësuar për çantën e stërngarkuar.

“Jam në klasën e pestë dhe unë mendoj që çantat janë shumë të rënda dhe mund të na pengojnë në (dhembjen) e shpinës. Dollapët që i kemi të prishtë dhe nuk kemi shumë vend për t’i lënë çantat dhe gati çdoherë vjen prindi vetëm për arsye të çantës”, tha ai.

Liridon Shala, prind i një nxënësi nga kjo shkollë, ka thënë se fëmija duhet të ketë një inventarë, sepse kjo peshë e librave që bartin është e rëndë për moshën që kanë.

“Çantat janë të rënda për shkak se ministria ka paraparë kështu. Fëmija duhet të kenë edhe inventarë në shkollë, ku një pjesë të librave duhet t’i lënë aty për shkak se një çantë e tillë për moshën e fëmijës është e rëndë”, tha ai.

Po ashtu, edhe Irfan Ademi, prind i një nxënësi, është shprehur i shqetësuar. Ai madje ka thënë se kanë bërë ankesë në shkollë.

“Është pengesë…4:00Edhe në vendet e tjera nuk e kanë këtë peshë të librave dhe fletoreve të nevojshme që janë për moshën e saj…4:09 Ankesa bëjmë edhe në mbledhje kur kemi zakonisht”, tha ai.

Ndërsa, zëvendësdrejtori i shkollës fillore e mesme e ulët (SHFMU), “Faik Konica”, në Prishtinë, Blerim Dalipi, ka thënë që politikat arsimore në digjitalizimin e librave duhet të ndryshohen.

“Çantat e rënda normal që nuk është në favor të fëmijës..0:21 Kemi nxënës prej para fillores deri në klasën e nëntë, sa që ata nxënës janë të moshës re. Mirëpo në aspektin e bartjes së nxënësve, besoj që politikat arsimore duhet të ndryshohen, e sidomos në digjitalizimin e librave, besoj që do ishte lehtësim i madh për gjithë nxënësit, në këtë drejtim edhe për prindërit”, tha ai.

Sa i përket kërkesave për dollapë, ai ka thënë se shumë shpejtë do të vendosen dollapë në klasa.

“Kërkesat janë adresuar në drejtorinë komunale të Arsimit dhe përgjigjja prej tyre ka qenë pozitive, që shumë shpejtë do të bëhet edhe furnizimi me dollapë, të cilët do t’iu lehtësojnë vendosjen e librave. Mirëpo kjo mbetet edhe një politikë e brendshme e shkollës në këtë aspekt dhe e nxënësit, sa që librat të cilat nuk duhet të përdoren për një periudhë të caktuar kohore, mund edhe të lirohen nxënësit nga bartja (librave) me veti”, tha ai.

Çantat e ngarkuara me peshë të madhe me libra, nuk janë vetëm problem i nxënësve të Komunës së Prishtinës, por për të gjitha shkollat në Kosovë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate