Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është përfshirë në një aksident në këtë të diel.
Ajo e ka shkelur një këmbësor në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, i cili për shkak të lëndimeve është dërguar me emergjencë në spital.
Portali “Demokracia” ka mësuar se ministrja Rozeta Hajdari ka shkaktuar aksident sot në lagjen “Arbëria” të kryeqytetit.
Rasti ka ndodhur para një ore e gjysmë në Arbëri dhe policia e trafikut është marrë me rastin.
Rastin nuk e ka konfirmuar zyrtarisht ende Policia e Kosovës.