Hoxha Shefqet Krasniqi ka promovuar librat e tij përgjatë këtij muaji të Ramazanit, shkruan Mitropol.
E në nderim të kësaj imami kosovar ka organizuar një iftar ku të pranishëm kanë qenë miq, shokë, por edhe fytyra publike të cilët kanë shoqëri me Krasniqin.
Nga qyteti i Mitrovicës ishin të ftuar edhe hoxha Fatmir Latifaj dhe analisti Nexhmedin Spahiu. Fotografitë janë publikuar në një postim në Facebook me mbishkrimin “Iftari dhe Promovimi i librave të Dr. Shefqet Krasniqi”. /Mitropol/