Ish-kreu i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati, ka fitur dy beteja përballë ish-partisë së tij që ia sfidoi reformën e arsimit në vendlindje. Në mars kishte fituar rastin në Gjykatën Themelore të Prishtinës përballë kryetarit aktual, Kadri Rrahimajt, derisa dje ka fituar rastin në Gjykatë Kushtetuese përballë ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, pasi kjo e fundit iu përzie Komunës në organizimin e mësimit. Por çfarë synonte reforma që për kaq vite u bë një nga temat më të diskutuara.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur dje se ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka shkelur Kushtetutën me vendimin e 23 prillit 2021 ku jepte direktiva për organizimin e mësimit në Komunën e Kamenicës dhe hudhte poshtë reformën e ndërmarrë nga Qëndron Kastrati, shkruan Gazeta Express.
“Gjykata ka vlerësuar kushtetutshmërinë e Vendimit të 23 prillit 2021 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (në tekstin e mëtejmë: MASHTI). Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij akti është parashtruar në Gjykatë nga Komuna e Kamenicës bazuar në autorizimet e përcaktuara me paragrafin 4 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të kontestuar, Gjykata njëzëri vendosi që: (i) kërkesa është e pranueshme; (ii) Vendimi [nr.01B/24] i 23 prillit 2021 i MASHTI-it, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 12 [Pushteti Lokal], paragrafët 1 dhe 3 të nenit 123 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 2 dhe 3 të nenit 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] të Kushtetutës; (iii) të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme; dhe (iv) të refuzojë kërkesën për tërheqje të kërkesës”, thuhet në vendimin e Kushtetueses”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.
Por, çfarë kishte për qëllim reforma në arsim e nisur nga Kastrati?
Sa ishte kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati pati nisur reformën në arsim përmes fuzionimit të shkollave.
Kastrati thoshte se kjo do bëhej për edukim më të mirë të fëmijëve. Ai tregonte se si në Kamenicë janë gjashtë objekte shkollore me më pas se pesë nxënës, teksa bënte të ditur se ka të tjera që kanë më pak se 20 e 60 nxënës.
‘Është e rëndësishme për këta nxënës që të socializohen. Kemi raste konkrete kur prindi tregon se është në klasë vetëm në 2-3 nxënës dhe e kanë problem. Prindërit që kanë nxënësit në këto shkolla janë pro kësaj ideje. Mbi 50 për qind të kurrikulës nuk mundesh me e arrit nëse numri është i nxënësve është shumë i vogël”, deklaronte Kastrati.
E kjo reformë u kundërshtua nga disa prindër dhe banorë të Kamenicës.
Kjo pasi banorët nuk donin që nxënësit që ishin më pak në klasa në fshatra , të transferoheshin në qytet për t’i ndjekur mësimet.
E në disa shkolla nuk u mbajt fare mësim për vitet sa reforma në arsim e Kastratit ishte në fuqi.
Vendimi i Nagavcit për reformën në arsim në Kamenicë
Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci me 28 prill të vitit të kaluar në një postim në “Facebook”, pati deklaruar se për shkak të kësaj reforme nxënësit në Kamenicë e kanë humbur mësimin për pothuajse dy vite.
Ajo mori vendim që nga 5 maji i 2021 të rifillojë mësimi për 441 nxënës të pesë fshatrave të Kamenicës.
“Të drejtën për mësim duhet ta gëzojnë të gjithë, pra edhe nxënësit e Kamenicës. Nga data 5 Maj, do t’a rifillojnë mësimin 441 nxënësit e pesë fshatrave të Kamenicës sipas Vendimit të Ministrisë së Arsimit për Organizimin e Mësimit Alternativ të Përshpejtuar…Pasojat e humbjes së mësimit për nxënësit fatkeqësisht janë evidente dhe të shumfishta. Angazhimi i të gjithë neve, secili vendim e veprim duhet të jetë në interesin më të mirë të fëmijëve”, pati shkruar ajo në një postim në “Facebook”.
E për nder të këtij vendimi të Nagavcit, një klase të një shkolle në Kamenicë iu vu emri i saj.
Këtë vendim të Nagavcit, Kastrati e patri cilësuar hakmarrje politike për shkak se ai e la VV-në dhe iu bashkua PSD-së.
Çfarë ndodhi pasi Kastrati i humbi zgjedhjet lokale?
Pikërisht reforma në arsimi mendohet të jetë arsyeja që Qëndron Kastrati i humbi zgjedhjet lokale të tetorit të vitit të kaluar.
Ato i fitoi kandidati i VV-së, Kadri Rahimaj, ndonëse pak kush e priste këtë rezultat.
E me të ardhur në krye të komunës Rahimaj e shfuqizoi pjesërisht reformën e nisur nga Kastrati, në pese shkolla të qytetit.
“???????????????????? ?? ????¨???????? ?????????????????? ?? ????¨ ???????? ?? ???????????? ????¨ ???????????????????? ???????????????? ?? ??????-????¨ ???? ????¨ ????¨???? ?????????????? ?????????? ???????????????? ?????????????? ????¨ ???????????? ?????? ??¨????????¨ ???????? ?? ?????????????????? ????¨????????, ???? ????????????¨ ?? ?????????????????????? ?????????? ?????????????????????????? ?????? ???????????????????????? ????¨ ??????¨????¨?????? ????¨ ?????????????? ??????????. ????¨ ????¨???? ?????????????? ?????????????? ????¨?????????? ?????? është ?????????????????? ?????? ???????? ?? ?????????????? ????¨ ???????????????? ????¨?? ?????????????????????? ????¨ ?????????????? ?? ???????? ????¨ ??????”, thuhej në njoftim.
Edhe Rahimajt iu kushtua një poezi nga nxënësit e shkollave të Kamenicës pas marrjes së këtij vendimi.
Gjykatat Themelore vendosi pro Kastratit
Me 24 mars të këtij viti, ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Kadri Rahimajt për shpërndarjen e nxënësve në klasa me nga 4-5 nxënës.
Kastrati ka thënë se ky është një vendim i drejtë dhe që kthen shpesën për edukimin më të mirë të fëmijëve në Kamenicë.
“Sot Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për pezullim të ekzekutimit të vendimit të Komunës së Kamenicës për shpërndarje të nxënësve nëpër klasë me nga 4-5 nxënës. Ky është vendimi më i drejtë dhe i duhur për nxënësin e Kamenicës. Ky vendim e kthen shpresën për vazhdimin e një procesi që synon përmirësimin e kushteve të edukimit për fëmijët e Kamenicës. Një procesi i cili e mundëson përmirësimin e kualitetit të arsimit në Kamenicë. Vazhdimi i reformës në arsim në Kamenicë është i domosdoshëm për zhvillimin e mirëfilltë të gjeneratave të reja, për barazinë ndërmjet fëmijëve e modernizim të kushteve të mësimnxënies”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
E një vendim për këtë reformë dje e dha edhe Gjykata Kushtetuese.
Kushtetuesja konstatoi se Nagavci e shkeli Ligjin kur mori vendim për rikthimin e nxënësve në shkolla, në kundërshtim me vendimin e Kastratit për reforma.
Reagimet pas vendimit të Kushtetueses
Menjëherë pas publikimit të vendimit nga Kushtetuesja, Kastrati tha se ministrja Nagavci duhet që të ndiqet penalisht për shkeljen e bërë. Kjo pasi sipas tij, ajo e ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
Ai tha se Arbërie Nagavci, e ka shkelur Kushtetutën për ta luftuar reformën në arsim dhe se këtë e bëri për arsye elektorale.
“Ekipi i reformës bashkë me juristët e RZZ LAW me përkushtim e profesionalizëm kanë argumentuar shkeljen flagrante të kompetencave komunale nga niveli qendror. Vendimi që u vërtetua kundërkushtetues ka prodhuar pasoja. Ai ka ndërsyer njerëz kundër reformës. Ministrja Nagavci nuk mund t’ia hedhë kësaj pune kaq thjesht. Ajo ka penguar një reformë për arsye elektorale, duke shkelur Kushtetutën”, tha ai.
Ndërkaq, Nagavci tha se askujt nuk duhet t’i mohohet e drejta e shkollimit.
“E drejta për shkollim nuk mund t’i mohohet asnjë fëmije, nga askush. Është obligimi im kushtetues, profesional e moral që të angazhohem për realizimin e të drejtës për arsim për të gjithë fëmijët e Republikës së Kosovës, pa marrë parasysh ku ata jetojnë”, deklaroi ajo.
Nagavci ka thënë se nxënësit nuk mund të mbesin peng i mosmarrëveshjeve mes Kryetarit të Komunës dhe komunitetit ku jetojnë.
“Vendimin për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar, për 441 nxënës të Komunës së Kamenicës e kam marrë pasi dështuan të gjitha përpjekjet që një hap i tillë të ndërmirret nga kryetari i Komunës. Si Qeveri kemi obligim të sigurojmë vijimin e shkollës për të gjithë nxënësit dhe nuk mund të lejojmë që ata të bëhen peng i mosmarrëveshjeve në mes të Kryetarit të Komunës dhe komunitetit ku jetojnë”, tha më tutje Nagavci.
Ajo ka thënë se rreth 100 nxënësve në fshatin Busavatë iu është bërë shkelja e të drejtave.
“Me marrjen e vendimit për mësim të përshpejtuar, 441 fëmijë në Komunën e Kamenicës janë rikthyer në bankat shkollore pas më shumë se 7 muajve. Rreth 100 nxënës të fshatit Busavatë për dy vite nuk kanë vijuar mësimin. Kjo është shkelje e të drejtave të fëmijëve, është papërgjegjësi, është e patolerueshme dhe e pafalshme”.
Ministrja e Arsimit në fund ka thënë se do të analizojë me kujdes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por ka mbetur në qëndrimet e saj se nuk toleron shkeljen e të drejtave të fëmijëve.
“Vendimin e GjK-së do ta analizoj me kujdes në ditët në vijim, por mbetem e bindur se mosveprimi nga ana ime në rastin e Kamenicës do te ishte shkelje e të drejtave të fëmijëve, shkelje e së drejtës kushtetuese për arsim, shkelje e konventave ndërkombëtare dhe në dëm të interesit të fëmijëve. Një gjë të tillë nuk mund ta toleroj as si ministre, as si nënë e as si profesioniste”, deklaroi tutje Nagavci.
Një reagim për këtë vendim e pati edhe kryetrari aktual i Kamenicës, Kadri Rahimaj.
Rahimaj nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ka publikuar disa dokumente nëpërmjet të cilave, siç thotë, dëshmohet se vendimi i Nagavcit, ishte i duhur, pavarësisht se Kushtetuesja e tha fjalën e saj për këtë rast.
Ai thotë se ish-paraardhësi i tij në komunë, Qëndron Kastrati, kishte shpenzuar shumë para të komunës, ndërkohë që nxënësit kishin humbur shumë orë mësimi.
Rahimaj tha se për shkeljet e tilla të Kastratit janë njoftuar organet e drejtësisë.
Ndërkaq, PSD-ja pjesë e së cilës është Qëndron Kastrati kërkoi dorëheqjen e Nagavcit.