Reperi i njohur, Don Xhoni ka qenë duke shijuar një lidhje dashurie me modelen ruse, Ariana Lirey, por ditët e fundit kanë konfirmuar se janë ndarë. Vetëm pak ditë më pas, modelja ruse ka përfunduar në spital.
Nuk dihet gjendja shëndetësore e modeles pasi ajo ka postuar vetëm një fotografi duke marrë serum në spital. Rikujtojmë se ndarjen e tyre e bëri të ditur vetë Ariana me anë të një “Instastory”.
Në “Instagram” reagoi gjithashtu edhe reperi, Don Xhon i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë.
Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë.