8/19/2025 2:06:17 PM

Mustafa thotë se Osmani është notere e Kurtit

Duhet të lexoni

“Çdo gjë mund të pritet nga Vjosa, por kurrsesi një rol unifikues. Ajo nuk mund të bëjë punë pa u grind me dikë, pa e kritikuar dhe pa sulmuar. Me këtë rol është bërë presidente e jo me rolin unifikues. Roli unifikues dhe Vjosa si Presidente janë dy botëra të ndryshme. Unifikuese është vetëm me Kryeministrin, sepse ia noterizon çdo vendim dhe çdo qëndrim, bile edhe lule vëjnë bashkë, si me qenë një kabinet”, tha Mustafa.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti udhëheqë edhe me politikën e jashtme të vendit, për të cilën Mustafa tha se i vie keq për gjendjen në të cilën ka ardhur.

Ish-kryetari i LDK-së tha se Osmani si udhëheqëse e politikës së jashtme ka pasur shëtitje e tubime ndërkombëtare pa asnjë efekt për vendin dhe tentim për t’ju “dhënë mend” BE-së e SHBA-së.

“Më vjen shumë keq për gjendjen në të cilën kemi ardhur me politikën e jashtme. Është shetitje në tubime ndërkombëtare pa nxjerrë asnjë efekt për vendin, trishtim i vazhdueshëm i qyterarëve se po na sulmon Serbia, tentim për tu “dhënë mend” BE-së dhe SHBA-së, ngecje totale të dialogut dhe çortime të hapura nga vendet e QUINT-it. S’ka asnjë njohje të re, asnjë aplikim për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Tjerat janë foto, pa rezultate konkrete”, tha Mustafa.

Mustafa gjithashtu tha se Osmani është nën hijen e Kurtit ditën që i është bashkangjitur Vetëvendosjes dhe ka braktisur LDK-në.

“Sa i përket hijes, ajo ka pranuar hijen ditën që iu ka bashkangjitur Vetëvendosjes dhe e ka braktisur partinë që e ka rritë”, tha Mustafa.

Më 4 prill të vitit të kaluar, 71 deputetë zgjodhën Vjosa Osmanin në postin e presidentes në raundin e tretë të votimit.

E kuorumin për zgjedhjen e saj si shefe e shtetit ia mundësuan deputetët e LDK-së të cilët morën pjesë në votim për dallim nga PDK, AAK e Lista Serbe të cilët nuk morën pjesë në seancë.

Mandati i Osmanit është pesë vjeçar dhe skadon në vitin 2026.

Vjosa Osmani ia noterizon çdo vendim kryeministri Kurti prej se është bërë presidente para një viti, madje edhe lule vendosin bashkë nëpër ngjarje sikur të ishin pjesë e një kabineti, thotë Isa Mustafa. Ish-shefi partiak i Osmanit, u shpreh se për 365 ditë në krye të vendit Presidentja Osmani nuk është preokupuar për probleme të brendshme, por së bashku me kryeministrin Kurti janë marrë me Ukrainën për të cilën çështje s’i pyet kush. Për Isa Mustafën, roli unifikues dhe Vjosa Presidente janë dy botëra të ndryshme.


Vjosa Osmani që arriti të ulet në karrigen e të pares së shtetit në prill të vitit të kaluar kur u zgjodh presidente në raundin e tretë të votimit, të hënën, i ka bërë një rezyme punës së saj ku ka folur për atë që është angazhuar.

Por, ish-kryeministri Isa Mustafa që foli për Gazetën Express lidhur me punën e saj në krye të shtetit në 12 muajt e fundit, ka vetëm fjalë të këqija.

“Nuk kam vërejtur se është preokupuar për probleme të brendshme. Më tepër është marrë me stigmatizimin e kundërshtarëve, me gjetjen e armiqve të Kosovës, sesa me hapjen e prosperitetit të Kosovës dhe me trajtimin e shumë problemeve të brendshme. Është ikja e njerëzve nga vendi, rritja e çmimeve, inflacioni, papunësia, gjendja sociale, problemi i veriut të vendit dhe me serbët atje, qëndrimi sundues i pozitës ndaj opozitës në Kuvend, çështje që nuk i kanë interesuar Presidentes. Pas agresionit rus në Ukrainë, Presidentja dhe Kryeministri merren çdo ditë me Ukrainën, por të dytë e dinë se askush nuk i pyet për këtë punë”, tha Mustafa.

Ish-shefi i LDK-së tha se ajo s’i ka kundërshtuar deklaratat skandaloze të kabinetit të saj për mediat.

“Presidentja është marrë shumë me të kaluarën, ka kritikuar marrëveshjet e arritura në dialog, marrëveshjen e Ëashingtonit por nuk e ka bërë asnjë hap për ndryshimin e tyre apo s’ka dhënë asnjë ide të re për dialogun e ardhshëm. Nuk ka kundërshtuar as deklaratat skandaloze të kabinetit të saj për mediat”, u shpreh ai.

Mustafa konsideron se Osmani s’ka asnjë rol unifikues ashtu siç duhet ta ketë një president.

Sipas ish-kryetarit të Prishtinës, Osmani është unifikuese vetëm me kryeministri Kurti sepse ia noterizon çdo vendim.

Mustafa thotë se gjatë një viti Vjosa Osmani është marrë me stigmatizimin e kundërshtarëve e gjetjen e armiqve sesa me problemet e brendshme të Kosovës.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate