Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, sot është takuar me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, me të cilin tha se pati një bisedë miqësore, shkruan Gazeta Metro.
Nga takimi në Ambasadën e SHBA’së në Prishtinë, Hoti tha se Kosova është e bekuar me miqësinë që ka me SHBA’në.
Ish-kryeministri lavdëroi edhe marrëdhëniet e Kosovës me aleatin amerikan.Më poshtë keni postimin e tij
“Kosova, me të drejtë, gjithmonë është mbështetur në miqësinë e saj me SHBA-të, që nga hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë më 1996. Zoti e bekoftë miqësinë e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Më poshtë keni postimin e tij