1/15/2026 12:48:55 PM

Vuçiç kthen sytë nga Krmlini

Duhet të lexoni

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç këtë të mërkurë në kuadër të ngjarjeve politike të ndodhura në vendin e tij ku ai ka fituar një tjetër mandat dhe ndaj presionit të Evropës për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, ka zhvilluar një telefonatë me Vladimir Putin.

Mediat serbe bëjnë me dije se në këtë bisedë është diskutuar në lidhje me një sërë ngjarjes të rëndësishme, ku vëmendjen më të madhe duket se e ka marrë qëndrimi që Serbia ka ndaj Rusisë në konfliktin e nisur që me 24 shkurt në Ukrainë.

Beogradi ka zgjedhur që të ruajë marrëdhëniet miqësore me Kremlinin dhe ka refuzuar që të bashkohet me vendet e tjera të BE për vendosjen e sanksioneve ndaj tij.

Sipas deklaratës së Presidencës së Serbisë, të dy presidentët analizuan situatën ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe në fushën e energjisë dhe tregtisë, të cilat në vitin 2021 dhe në dy muajt e parë të vitit 2022 shënuan rritje, që është një shenjë e mirë e bashkëpunimit tonë të suksesshëm.

Vuçiç e ka informuar homologun e tij rus për vështirësitë me të cilat po përballet Serbia gjatë importit të naftës bruto dhe shprehu besimin se udhëheqja e Gazpromneft dhe Republikës së Serbisë, si dhe partnerët nga BE-ja, do të gjejnë një rrugëdalje nga një situatë e tillë.

Në të njëjtën kohë, presidentët Vuçiç dhe Putin deklaruan se kontrata afatgjatë e gazit që kishte Serbia skadon më 31 maj të këtij viti dhe se është e nevojshme që sa më shpejtë të fillohen bisedimet për çmimin, sasinë dhe kushtet e tjera të prokurimit për Serbinë.

Së fundi, presidenti Putin e informoi Vuçiç për ngjarjet në Ukrainë dhe arsyet pse Rusia u orientua në kryerjen, siç tha ai të operacioneve në Ukrainë. Viçiç në fjalën e tij u është referuar qëndrimeve dhe konkluzioneve tashmë të njohura të Këshillit të Presidentit Putin, për sigurinë kombëtare, duke shprehur shpresën se konflikti në Ukrainë do të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate