1/15/2026 2:40:48 PM

Papa puth flamurin ukrainas dhe sulmon OKB

Duhet të lexoni

Logjika sunduese është ajo e strategjive të shteteve më të fuqishme për mbrojtjen e interesave të tyre”. Kështu u shpreh Papa Françesku në katekizmin e audiencës së përgjithshme, kushtuar shtegtimit të tij në Maltë.

Malta, kujtoi ai, përfaqëson të drejtën dhe forcën e kombeve të vogla, të cilat do të duhej ta çonin përpara logjikën e respektit e të lirisë, që i kundërvihet asaj të kolonizimit të atyre që kanë në dorë fuqinë. “Radio Vatikani” raporton si vijon:

“Me humanizëm të rrallë… Këto ishin edhe fjalët që Papa zgjodhi për moton e shtegtimit të tij në Ishull, sepse tregojnë udhën që duhet ndjekur jo vetëm për t’i bërë ballë fenomenit të migrantëve, por, më në përgjithësi, që bota të bëhet më vëllazërore, më e banueshme, “më e denjë për të jetuar në të”, si dhe ta shpëtojë nga “përmbytja, e cila na rrezikon ne të gjithëve, që jemi në të njëjtën barkë”.

Në vijim Françesku e quajti Maltën “vend-kyç”, për shkak të pozitës së saj gjeografike në qendër të Mesdheut, ky kryqëzohen popuj e kultura: “Sot flitet shpesh për ‘gjeopoltikë’, por për fat të keq logjika sunduese është ajo e strategjive të shteteve të fuqishme, për të mbrojtur interesat e tyre duke e shtrirë zonën e influencës ekonomike, ideologjike apo ushtarake.

Këtë po e shikojmë qartë përmes luftës. Malta përfaqëson, në këtë kuadër, të drejtën dhe forcën e të ‘vegjëlve’, të kombeve të vogla, por të pasura me histori e qytetërim, që do të duhet të çonin përpara një logjikë tjetër, atë të respektit e të lirisë, të bashkëjtesës së njerëzve të ndryshëm, që i kundërvihet kolonizimit të njerëzve më të pushtetshëm.

Po e shikojmë tani. E jo vetëm nga njëra palë, por edhe nga palët e tjera…. Pas Luftës së Dytë Botërore u bënë përpjekje për të hedhur bazat e historisë së re të paqes, por për fat të keq nuk mësuam gjë. Vijoi historia e vjetër e supërfuqive, gjithnjë në garë. E në luftën e sotme në Ukrianë, shikojmë paaftësinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate