Në një rubrikë vjen një vajzë, Vasilika, e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë. Një fustan që ajo nuk ka mundur dot ta veshë në ditën e rëndësishme të saj, një ditë Gushti në vitin 2013.
Asokohe, vetëm disa muaj më parë Vasilika mori vesh se ishte shtatzënë, në pritje të një djali. Ditën e dasmës, ajo ishte në muajin e tetë të pritjes së ëmbël e teksa kishte mbaruar ritualet e bukurisë përpara veshjes së fustanit të bardhë, pësoi hemorragji. Menjëherë e dërguan në spitalin e Lushnjes, ku mjekët konstatuan se jeta e saj kërcënohej.
Gjëja e fundit që mund të bënin ata ishte që do e fusim në sallën e operacionit që të shpëtojmë jetën e vajzës, do heqim fëmijën dhe mitrën.