1/20/2026 4:43:06 AM

Pse një femër braktis partnerin edhe pse e do?

Duhet të lexoni

Ajo e ndjen që nuk mund të mbështetet tek ju

Edhe gratë që e duan lirinë e tyre, duan që të mbështeten tek dikush kur ato kanë nevojë. Ka periudha në jetën e një gruaje: si shtatzënia, leja e lindjes, kur ato kanë nevojë për partnertin e tyre. Vetëm një person i besueshëm mund ta bëjë një grua të ndihet rehat.

Është lodhur nga kërkesat tuaja

Ajo duhet të jetë gjithmonë në humor të mirë, të gatuajë ushqimin që ju pëlqeni, të lexojë libra për të treguar se është inteligjente dhe të komunikojë mirë me miqtë tuaj? Kjo është një pjesë e listës së kërkesave të një djali për një vajzë. Lista të tilla i lodhin vajzat, pasi nuk i lejojnë ato të jenë vetëvetja.

Ajo nuk e ndjen që është e vetmja në jetën tuaj

Nuk ka të bëjë me tradhtinë. Për gratë, është e rëndësishme t’i shikoni me dashuri dhe mos të shihni vajza të tjera.

Është lodhur nga mungesa e besimit dhe kontrollit të plotë

Të përpiqesh një javë për të marrë leje për të pirë një gotë verë me shoqet dhe në momentin që del nga shtëpia, gjatë gjithë kohës që je me shoqet të shkruan mesazhe “Edhe sa do rrish”, “Ku je” “Çfarë po bën”, është e lodhshme.

Jeni burim i emocioneve negative

Meshkujt ndonjëherë kur nuk janë të lumtur, ia “hedhin” fajin vajzave që kanë në krah. Edhe nëse ato përpiqen të bëjnë gjëra të reja për t’i lumturuar, idetë e tyre ju duken qesharake. Në këtë pikë, ajo edhe nëse ju do pafund dëshiron që të lëvizë dhe ta bëjë jetën e saj më interesante.

I përkisni dy botëve të ndryshme

Në fillim të çdo lidhje, kur jemi shumë të dashuruar nuk mendojmë gjatë për gjërat që mund të na ndajnë nga partneri/partnerja. Dashuria na bën të mos mendojmë qartë dhe injorojmë disa fakte të rëndësishme si për shembull: origjina, miqtë që ka partneri, shkollimi, etj. Vetëm pas disa kohësh, kur bie euforia, ne e kuptojmë se kush janë miqtë e tij me të cilët nuk do të flisnim kurrë.

Keni një sjellje fëminore

E dashura juaj dëshiron të bëhet me fëmijë, ndërsa ju po mendoni të shkoni në pushime me miqtë tuaj. Ose ose, më keq akoma dëshironi të luani playstation. Si në çdo situatë ka përjashtime, mirëpo vajzat nuk janë gati për të pasur fëmijë me një person të papjekur.

Është lodhur duke dhënë, pa marrë asgjë në këmbim

Të japësh pa marrë asgjë në këmbim? Marrëdhëniet e mira nuk funksionojnë në këtë mënyrë. 2 të rritur janë bashku kur e dëshirojnë vërtet marrëdhënien e tyre dhe vazhdimisht i shprehin ndjenjat e tyre me fjalë dhe me vepra.

Ajo nuk është e sigurt që ju e dini çfarë ajo do vërtet

Ajo nuk dëshiron të qëndrojë me një njeri që i ka gjithmonë planet në ajër. Nuk mund të ketë një lidhje serioze me një njeri që ndryshon mendje gjatë gjithë kohës.

Planet për të ardhmen nuk i keni njësoj

Ju e dini çfarë dëshironi, ajo e di se çfarë dëshiron. Problemi qëndron se partnerja juaj ka plane totalisht të kundërta me ato që keni ju.

Burimi: Bright Side


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate