1/22/2026 9:23:02 PM

Oda e Mjekëve i reagon ashpër Besnik Bislimit për krahasimin banal me mjekët gjermanë

Duhet të lexoni

Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) i ka reaguar ashpër zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili tha se mjekët kosovarë po ikin nga vendi shkaku se mjekët gjermanë e braktisin Gjermaninë, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Oda e Mjekëve ka thënë se ky është mohim i gjendjes.

“Në kushtet që punojnë mjekët kosovar, pasigurinë sociale të cilën e ballafaqojnë çdo ditë, vështirësitë nga më të ndryshmet, përfshirë këtu edhe rrezikshmëria në vendin e punës, të thuhet se mjekët kosovar migrojnë në Gjermani për shkak se mjekët gjerman braktisin Gjermaninë, është mohim i gjendjes së rëndë kronike dhe akute njëkohësisht”, thuhet në reagim.

Sipas Odës, arsyet pse mjekët po e braktisin Kosovën janë kushtet e punës dhe pagat.

“Neglizhenca dhe nënvlerësimi i vazhdueshëm institucional që i është bërë e komunitetin mjekësor për vite me rradhë është shkak që sot vije deri te injorimi i fakteve të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë, siç është zhdukja dhe absorbimi i jashtëm i personelit shëndetësor në përgjithësi. Braktisja e mjekësve kosovar ka disa arsye themelore, e ndër to si më të rëndësishme janë kushtet e punës dhe ato socio-ekonomike që kanë të bëjnë me lartësinë e pagës”, thuhet në reagim.

Ndryshe, Bislimi, ka vlerësuar se shkuarja e mjekëve të Kosovës në Gjermani ndodh për shkak të largimit të mjekëve gjermanë nga po ky vend.

Këto komente ai i bëri para Komisionit për Integrime Evropiane kur u përmend edhe largimi i mantelbardhëve kosovarë nga vendi.

“Kanë ikur mjekët gjithmonë në Kosovë dhe do të ikin gjithmonë. Por, a e dini pse shkojnë mjekët në Gjermani? Jo pse është rritur popullsia e Gjermanisë, por se mjekët gjermanë ikin prej Gjermanisë”, ka thënë Bislimi.

“Do të thotë edhe prej Gjermanisë ikin mjekët dhe shtrohet nevoja që me ardhë mjekët prej Ukrainës, Kosovës, Italisë”. /gazetametro.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate