Melisa dhe Andi shprehën pendesë që u njohën dhe duket se i dhanë fund lidhjes mes tyre.
Ata bënë disa postime thumbuese për njëri-tjetrin në rrjetet sociale, duke lënë të kuptonin se i kishin dhënë fund lidhjes.
Madje çifti i njohur fshiu edhe të gjitha fotot ku shfaqeshin në shoqërinë e njëri-tjetrit. Pasi Melisa u shpreh e “penduar deri në pikën e fundit” për çdo gjë, bëri një tjetër postim ku dukej sikur po i kërkonte falje Andit për çfarë kishte publikuar.
“E penduar deri në pikë të fundit. U kry. Euforike gjithmonë. Hiperaktive. Flas pafund prandaj ma kanë vu gishtin gjithmonë mu. Veç unë e ti e dimë sa shumë nuk kam folur. Nuk më intereson çka ju të gjithë mendoni sepse ky është limiti”, është shprehur e revoltuar Melisa.
Pas këtij postimi ajo shkruante: “Mbase jam pak impulsive, më fal për fjalët e gabuara që të thashë sepse isha me nerva”.
Por tani fansat e tyre kanë vënë re se ata kanë rikthyer në “Instagram” të gjitha postimet që kishin së bashku. Me këtë veprim, Melisa dhe Andi lënë të kuptojnë se janë ende bashkë.