1/24/2026 11:19:11 AM

Bogdanoviq thotë se atë e vrau Ljubomir Lainoviq ndërsa urdhrin e dha Veselinoviqi

Duhet të lexoni

oban Bogdanoviq, i cili ka vite që merret me sport dhe është mik i kriminelit të vrarë Aleksandar Gligorijeviq, ka thënë se Oliver Ivanoviq u vra nga Ljubomir Lainoviq nga Novi Sadi dhe se vrasja ishte urdhëruar nga biznesmeni kontrovers Zvonko Veselinoviq.

Bogdanoviq ka treguar për Rrjeti i Raportimit të Krimit dhe Korrupsionit (KRIK) se shoku i tij “ia ka lënë amanet të vërtetën” për vrasjen e politikanit nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviq, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

“Data 7 mars 2020 do të mbetet e skalitur në kujtesën time për gjithë jetën. Aleksandar më tha kush janë organizatorët, kush është porositësi dhe kush është vrasësi i Oliver Ivanoviqit”, citohet të ketë thënë Bogdanoviq.

Siç tha ai, Gligorijeviq i zbuloi atij se Oliver Ivanoviq u vra nga Ljubomir Lainoviq.

“Ai e kreu atë vrasje. Njeriu që organizoi ardhjen e tij në Kosovë, që përgatiti logjistikën e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, është Milan Radoiçiq. Njeriu që urdhëroi vrasjen e Oliverit është Zvonko Veselinoviç. Kështu më tha Aleksandar Gligorijevic Puke”, ka thënë më tej ai.

Gligorijeviq, siç tha ai, i ka treguar se detyra e tij ishte që t’i jepte Lainoviçit 50.000 euro që i kishte marrë nga Belivuk për punën që ka bërë.

Sipas pretendimeve të tij, paratë për vrasjen ia ka dhënë Zvonko Veselinoviq, përmes Belivuk, Aleksandar Gligorijeviqit, i cili ia ka dorëzuar paratë Ljubomir Lainoviqit.

Gligorijevic, bëri të ditur ai, i tha gjithashtu se Lainoviç kreu një tjetër vrasje në Athinë, pas së cilës ai shkoi në Spanjë dhe humbi gjurmët e punës së tij.

Bogdanoviq ka folur për “KRIK” edhe për lidhjet që Gligorijeviq ka pasur me “Partinë Përparimtare Serbe” dhe detaje të tjera nga krimi dhe sporti në Serbi. /Telegrafi/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate