Partia Socialdemokrate ka ironizuar me deklaratat e kryeministrit Kurti, duke e vendosur një pikë të votimit për t’i dhënë mundësinë atij që të votojë në referendumin për bashkim kombëtar me Shqipërinë. Nol Nushi nga PSD, tha se e kanë përgatitur një vendvotim kastile për zotërinë e tij, por nuk erdhi.