Reperi i njohur italian dhe bashkëshorti yllit t+ Instagramit, Chiara Ferragnii, Fedez diagnostifikohet me tumorin e rrallë. Mësohet se Fedez iu nënshtrua operacionit për 6 orë me radhë.
Mësohet se vuante nga një tumor neuroendokrin në pankreas.
“Javën e kaluar zbulova se kam një tumor të rrallë neuroendokrin në pankreas. Një nga ata që nëse nuk i kap në kohë, nuk është diçka e këndshme për ta pasur brenda trupit. Kjo ishte arsyeja për të cilën u desh të bëja një operacion që zgjati 6 orë për të hequr një pjesë të pankreasit (përfshirë edhe tumorin). Dy ditë pas operacionit, jam mirë dhe mezi pres të shkoj në shtëpi te fëmijët e mi. Do të duhet pak kohë,” – tha ai. Fedez falënderoi gjithë fansat për mbështetjen dhe mesazhet pozitive që i kanë dërguar.
Më herët ai rrëfeu për ndjekësit se është diagnostikuar edhe me një sëmundje tjetër të rrallë që i shkakton sklerozë të shumëfishtë, Demielinimi.