2/1/2026 11:43:49 PM

A shkaktojnë pipëzat, rrudha rreth buzëve?

Duhet të lexoni

u, si shumë të tjerë, mund të keni nisur ta merrni me vete kafen e mëngjesit dhe ta pini rrugës, apo në zyrë, duke e thithur nga pak me pipëz, sidomos gjatë verës në variantet e pafundme të ftohta. Dhe sapo vendosni buzët në pipëz, jeta merr kuptim tjetër dhe gjithçka zgjohet. Duke qenë që shkenca thotë që kafja, e patepruar, të bën mirë, as nuk ndihesh fajtore me këtë pije kaq të shijshme, si mund të ndodhë me gjërat e tjera që pëlqen, akulloret me çokollatë apo ëmblësirat.

Derisa vjen një ditë dhe dëgjon që pirja e lëngjeve me pipëza, jo vetëm e kafes, por e gjithëpijeve, të shkakton rrudhat vertikale rreth buzëve, tipike të gojëve të plakura. Po a është e vërtetë? Është pyetur estetistja e shumë Vip-ave në SHBA Renée Rouleaua, një nga më të apasionuarat pas luftës ndaj plakjes.

Atëherë të përdorim apo mos të përdorim pipëz?

Përgjigje e prerë: Mos e përdor. E thotë Rouleau. Sipas saj, nuk ka alternativë, është e rëndësishme ta ndalësh këtë zakon për të shmangur rrudhat rreth gojës, ato që krijohen edhe nga thithja e cigares.
“Kur pi me pipëz, lëvizja e gojës inkurajon shkatërrimin e kolagjenit dhe elasticitetit më shpejt, duke shkaktuar rrudha dhe vija të panevojshme”, thotë Rouleau.

Dhe nuk duhet të shmangësh vetëm pipëzat, shishet e ujit, gjithashtu janë armiq. “Edhe po të pisht direkt nga gryka e shishes, mund të shkaktohen rrudha rreth buzëve. Po t’i kesh problem ato, duhet të pish me gotë”, thotë ajo. Por nëse të ka kapur frika për gjithë ato herë gjatë këtyre viteve kur ke pirë me pipëz, kush e di sa kanaçe lëngjesh!, mëso që gjithçka ka ndodhur para moshës 25-vjeçare nuk ka rëndësi.

“Kolagjeni dhe elasticiteti janë në kulmin e tyre nga lindja deri në mes të moshës që fillon me 20 dhe fillojnë të dobësohen nga mosha 25 e më pas. Ju duhet të filloni të jeni më të kujdesshëm në këtë kohë duke qenë që të parandalosh rrudhat është shumë e thjeshtë dhe më pak e shtrenjtë sesa t’i largosh pasi shfaqen”, thotë ajo.

Ja ku e keni përgjigjen. Megjithatë mos u mërzisni. Kafja mund të pihet edhe pa pipëz, kur nuk je rrugës. Disa njolla mbi xhinset e preferuara stil boyfriend mund ta vërtetojnë që është e mundur.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate