2/7/2026 6:01:00 AM

Arnold Schwarzenegger, një mesazh të fortë për Putin: Ndale luftën!

Duhet të lexoni

Ikona e filmit Arnold Schwarzenegger u thotë rusëve në një video të postuar në mediat sociale të enjten, se ata po gënjehen për luftën në Ukrainë dhe akuzoi presidentin Vladimir Putin, se ka sakrifikuar jetët e ushtarëve rusë për ambiciet e tij.

Schwarzenegger është jashtëzakonisht popullor në Rusi dhe, me sa duket, edhe për Putinin. Llogaria e Presidentit të Rusisë në Twitter ndjek vetëm 22 llogari - njëra prej tyre e aktorit.

Në videon nëntëminutëshe, Schwarzeneggeri thotë se ushtarëve rusë u ishte thënë se do të luftonin nazistët në Ukrainë, ose se po shkonin për të mbrojtur rusët etnikë në Ukrainë, apo për stërvitje ushtarake, dhe se ata do të përshëndeheshin si heronj. Ai thotë se shumë nga trupat tani e dinë se këto pretendime ishin të rreme.

"Kjo është një luftë e paligjshme," thotë Schwarzeneggeri, duke parë drejt e në kamera, i ulur në një tavolinë në një dhomë leximi. “Jetët tuaja, gjymtyrët tuaja, e ardhmja juaj po sakrifikohen për një luftë të pakuptimtë, të dënuar nga e gjithë bota".

Schwarzeneggeri e postoi videon e tij emocionale në Twitter, YouTube dhe Instagram. Ndërsa disa nga këto shërbime janë të bllokuara në Rusi, ai gjithashtu e postoi atë në aplikacionin e mesazheve Telegram, ku mori më shumë se gjysmë milioni shikime. Ajo u postua me titra në rusisht.

Ish-guvernatori i Kalifornisë solli kujtime të dhimbshme se si babai i tij u gënjye teksa luftonte me forcat e Adolf Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe se si u kthye në Austri, një burrë i thyer, fizikisht dhe emocionalisht, pasi u plagos në Leningrad.

Ai u kërkoi rusëve që të informojnë bashkëqytetarët e tyre për "katastrofën njerëzore, që po ndodh në Ukrainë". Videoja tregon ndërtesa të bombarduara në Ukrainë dhe njerëz që janë nën bombardimet ruse.

Më pas ai iu drejtua drejtpërdrejt Putinit, duke i thënë: "Ju e nisët këtë luftë. Ju jeni duke e udhëhequr këtë luftë. Ju mund ta ndaloni këtë luftë".

Schwarzeneggeri përshkroi lidhjet e tij të gjata me Rusinë, pasi kishte shkuar atje si një sportist dhe hero filmash me aksion. Në vitin 2010, si guvernator i Kalifornisë, ai ishte në krye të një delegacioni të drejtuesve të biznesit dhe kapitalistëve të kompanive teknologjie në një udhëtim në Moskë.

Ai i quan të gjithë rusët që kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër sulmit të Ukrainës dhe që janë arrestuar dhe keqtrajtuar, "heronjtë e mi të rinj".

Një këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, i cili punon për të shpërndarë informacione rreth rrjedhës së luftës, u bëri thirrje ukrainasve, që ta shpërndanin videon me miqtë dhe të afërmit në Rusi.

“Putini dhe propagandistët e tij na quajnë ukrainas fashistë dhe nazistë”, tha këshilltari, Anton Gerashchenko, në Telegram. “Por propaganda e tyre shpërbëhet kur njerëz super të famshëm në mbarë botën flasin me një zë: “Jo luftës!”

Gerashchenko ka më shumë se 385,000 abonentë në kanalin e tij në Telegram.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate