12/21/2025 9:04:09 AM

Doni të filloni bashkëjetesën? Bëjini këto pyetje partnerit

Duhet të lexoni

Të bashkëjetosh me partnerin është një hap i rëndësishëm, që kërkon një përgatitje mendore dhe emocionale. Pavarësisht se si mund ta keni ndërtuar marrëdhënien tuaj, ky vendim duhet të merret pasi keni të komunikuar gjerë e gjatë me njëri-tjetrin.

Gjatë bisedave mos harroni të diskutoni rreth këtyre pyetjeve:

1. "Pse po e bëjmë këtë?" Kjo mund të tingëllojë pak ekzistenciale, por sipas Dr. Stan Tatkin, terapist çiftesh dhe autor i librit Wired for Dating and Wired For Love, ideja është që të sqaroheni se çfarë do të thotë të bashkëjetosh për secilin prej jush, kështu që nuk ka asnjë konfuzion në lidhje me synimet. A po e bëni për të kursyer para në lidhje me qiranë? (Nëse po, shpresojmë se nuk është arsyeja e vetme.) A po e bëni për ta bërë lidhjen tuaj më serioze, apo për t’u përgatitur për martesë, ose për t’i dhënë fund një lidhjeje në distancë të gjatë? Sigurohuni që asnjëri nga ju nuk po e gënjeni tjetrin aksidentalisht se pse doni ta bëni këtë hap të rëndësishëm.

2. "Kur gjëra të këqija kanë ndodhur në të kaluarën, a kemi arritur t’i zgjidhim në mënyrën e duhur?" Tatkin i këshillon çiftet të sigurohen se janë një ekip i mirë kur bëhet fjalë për trajtimin e çështjeve delikate, sepse jeta është e vështirë ndonjëherë, dhe mund të përballeni me shumë momente sfiduese.

3. "Si rezultojnë zakonisht debatet tona?" Sigurohuni që të jeni në gjendje të bëni kompromis herë pas here dhe se keni gjetur një mënyrë për të shmangur mosmarrëveshjet. "Partnerët që janë të orientuar në një mënyrë të tillë që të jenë jo-bashkëpunues, shumë të padrejtë, apo të pandjeshëm, do ta shohin veten duke u bërë gjithnjë e më të pasigurt në marrëdhënie." Pra, në thelb, duhet të jeni të gatshëm të hiqni dorë nga të qenit ‘fituesi’ në një konflikt për hir të marrëdhënies.

4. "Çfarë duam për të ardhmen tonë?" Duhet ta bëni të qartë nëse jeni duke kërkuar të martoheni një ditë apo jeni të lumtur t’i mbani gjërat ashtu si janë për një kohë të pacaktuar.

5. "Çfarë quajmë një marrëdhënie të suksesshme?" Sipas Tatkin, nëse një nga qëllimet tuaja është të trajtoni bashkëjetesën si një "seancë prove" për të parë se si do të përshtateni si një çift i martuar, duhet të mendoni se si do ta përcaktoni suksesin. Edhe nëse nuk planifikoni të martoheni, duhet të vendosni se çfarë nënkupton për ju të dy që lidhja juaj është në rrugën e duhur.

6. "Kush do të paguajë për çfarë?" "Para se çiftet të bashkohen së bashku, ata duhet të jenë të qartë me buxhetin e tyre", thotë Pam Friedman, autor dhe planifikues financiar i certifikuar, i përqendruar në planifikimin financiar martesor. "Eshtë një ide e mirë që në fillim të pëcaktohen shpenzimet që janë të përbashkëta dhe ato që nuk janë. Për shembull qiraja, ushqimi dhe faturat mund të jenë të përbashkëta, por telefonat celularë dhe shërbimet vetjake, mund të mos jenë. Buxhetimi mund të komplikohet nga faktorë si pabarazia. A duhet që personi me pagë më të lartë të paguajë më shumë nga shpenzimet e përbashkëta apo çifti duhet t’i ndajë shpenzimet e përbashkëta në mënyrë të barabartë?

7. "Si do të komunikojmë për paratë në të ardhmen?" Diskutimet rreth parave (edhe mosmarrëveshjet rreth tyre) do të vijnë shpesh ndërsa do të ndërtoni një jetë së bashku. Nuk ka asgjë më të rrezikshme për shëndetin e buxhetit dhe marrëdhënies tuaj sesa të mos flisni për të dhe të funksiononi me supozime.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate