12/20/2025 4:10:47 AM

Një mori sulmesh nga forcat ruse, ndizet alarmi në gjithë Ukrainën

Duhet të lexoni

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë Ukrainën në orët e para të së dielës mes një vale sulmesh raketore, raporton CNN, përcjell Gazeta Express.

Disa nga këto sulme u drejtuan në infrastrukturën kritike, si aeroporti ushtarak dhe qendra e trajnimit në Yavoriv, ??pranë kufirit polak, dhe aeroporti në Ivano-Frankivsk.

Por sulme të tjera duket se kanë goditur zonat shumë të populluara, me qytetin verior të Chernihivit që goditet për të tretën natë me radhë.

Kreu i rajonit të Chernihiv, Vyacheslav Chaus tha në kanalin e tij në Telegram herët të dielën se “pushtuesit filluan një sulm ajror në një ndërtesë të lartë gjatë natës”.

“Në vendngjarje po punojnë ekipet e shpëtimit. Sipas informacioneve paraprake, një person ka humbur jetën, dy janë shpëtuar”.

Dhjetë zjarre u regjistruan në qytet gjatë 24 orëve të fundit dhe tre persona kanë vdekur, tha Chaus.

Në jug të Chernihivit, në rrugën kryesore për në Kyiv, një nënë dhe djali i saj u raportuan të vrarë nga bombardimet pranë Brovaryt.

Klubi i futbollit FC Shakhtar shkroi në Twitter se Dmytro Yevdochenko, një futbollist adoleshent premtues dhe nëna e tij, Maryna Yevdochenko, “vdiqën si rezultat i granatimeve nga trupat ruse”.

Qeveria ukrainase po përpiqet të hapë rrugë evakuimi për civilët në vendbanimet përreth Brovaryt, i cili ndodhet përtej lumit Dnieper nga kryeqyteti.

Në rajonin lindor të Luhanskut — pjesa më e madhe e të cilit tani është e pushtuar nga forcat ruse — kreu i administratës rajonale, Serhiy Haidai, tha se ka pasur “granatime masive” të disa qyteteve.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate