Ish presidenti amerikan Donald Trump, ka thënë se personaliteti i tij e mbajti SHBA-në jashtë luftës gjatë katër viteve të tij në detyrë.
Trump tha se SHBA duhet të eliminojë varësinë nga energjia ruse – duke shtuar se ai ka frikë se konflikti mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore.
“Nëse mendoni se Putini do të ndalojë, do të bëhet gjithnjë e më keq,” i tha ai turmës.
Ai pretendoi se pushtimi është faji i Biden dhe nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse ai do të ishte ende në detyrë.
Trump, përsëri, mori meritat për rezistencën ukrainase, duke promovuar ndihmën ushtarake dërguar kombit gjatë administratës së tij./