Nëse ka një gjë që dimë për vajzat franceze, është se atyre u pëlqen të mbajnë një gardërobë jo të komplikuar (unfussy). Veshjet kryesore që ato kanë gjithmonë në gatishmëri janë një këmisha e bardhë perfekte, një xhaketë sportive e zezë dhe taka të zeza klasike. Ndalojmë pak tek xhinset!
Vitin e kaluar, artikujt e modës zbuluan se vajzat franceze ishin të fiksuara me pantallonat apo xhinset e ngushta. Dhe tani është e sigurt që asnjë grua pariziene nuk do t'i heqë ato nga gardëroba, por thuhet se së fundmi po dashurohen me një stil tjetër.
Sipas të dhënave nga Lyst, platforma globale e studimeve të modës, xhinset e gjera në fund janë stili i momentit.
Ka një arsye pse kjo siluetë është kaq e njohur dhe e dëshiruar: është lajkatare për të gjithë, pra përshtatet me çdo linjë turpore. Shtrati i lartë jep një pamje më të mirë të belit, dhe prerja më e gjerë në fund do të balancojë ijet dhe do të bëj që këmbët të duken më të gjata.





