12/25/2025 5:09:07 PM

Rusia bllokon Instagramin. Cila është arsyeja?

Duhet të lexoni

Mbikëqyrësi shtetëror i medias ruse, Roskomnadzor, thotë se Instagram do të bllokohet në vend për shkak të "thirrjeve për dhunë" ndaj ushtarëve rusë. Ky vendim erdhi pasi Meta, tha se do t'i lejojë përdoruesit në disa vende të bëjnë thirrje për dhunë kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe ushtarëve rusë.

Ai do të lejojë përkohësisht disa postime të dhunshme si "vdekje pushtuesve rusë" që zakonisht shkelin rregullat e tij. Megjithatë, ai thotë se nuk do të lejojë thirrjet për dhunë kundër civilëve rusë.

Në përgjigje të ndryshimit të politikës së Meta-s, Rusia u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalojnë "aktivitetet ekstremiste" të gjigantit të mediave sociale. Të premten, Zyra Ruse e Prokurorit të Përgjithshëm bëri thirrje për nisjen e një hetimi penal kundër Meta-s, duke përmendur ligjet ruse të propagandës dhe ekstremizmit, sipas një deklarate të cituar nga agjencia private e lajmeve Interfax.

Agjencia shtoi se Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm i kishte kërkuar mbikëqyrësit shtetëror të medias Roskomnadzor që të kufizonte aksesin në Instagram për "shpërndarjen e materialeve informative që përmbajnë thirrje për të kryer veprime të dhunshme kundër rusëve, përfshirë ushtarakët".

Më 4 mars, Roskomnadzor tha se po bllokonte aksesin në Facebook në Rusi për "diskriminim ndaj mediave ruse".

Meta zotëron Instagram, Facebook dhe WhatsApp.

WhatsApp aktualisht nuk është bllokuar në Rusi pasi është një platformë mesazhesh dhe jo një rrjet social.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate