Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mesditën e kësaj të shtune.
17-vjeçarja R.D duke lëvizur me biçikletë është aksidentuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Maknor të Pezës.
Edhe pse është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet, 17-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra.
Tiranë/ Informacion paraprak
Me datë 27.11.2021, rreth orës 14:25, në fshatin Maknor, Pezë, sipas familjarëve është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, shtetësja R. D., 17 vjeçe.
Si pasojë ka marrë dëmtime dhe ka ndërruar jetë në SQU.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
© SYRI.net