11/16/2025 12:11:51 PM

'Më kanë marrë peng 4 persona', vëllai denoncon zhdukjen e motrës, policia e sjell vërdallë

Duhet të lexoni

DURRËS - Një person me emrin Ilirjan Cauli i është drejtuar komisariatit të Policisë Durrës duke denoncuar zhdukjen e motrës.

Ai ka deklaruar se është vëllai i Aureta Caulit dhe ka denoncuar se që nga dita e hënë familja e tij ka humbur kontaktet me motrën e cila ishte nisur për në Pogradec, pasi ishte në proces divorci.  

Cauli rrëfen se motra i ka dërguar në telefon dy foto nga spitali, në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ndërsa më pas ka telefonuar edhe një të afërmin e tyre ku i ka treguar se është marrë peng nga katër veta. 

Edhe pse i është drejtuar menjëherë policisë në Durrës për të kërkuar ndihmë për fatin e motrës së tij, Ilirjan Cauli thotë se ka ndeshur në neglizhencën dhe shpërfilljen e autoriteteve. 

"Që atë ditë nuk kemi pasur me kontakte me të. Ditën e mërkurë kam bërë denoncim në stacionin e Policisë Plazh, Durrës, për humbjen e motrës. Ditën e enjte motra më dërgon 2 foto në WhatsApp që ishte në spital duke marrë serum vetë dhe pastaj i fiket telefoni. Shkoj në polici për të çuar ato foto që mund ta zbulonin ca spitali ishte, por përgjigjja e punonjësve të policisë më la për të dëshiruar, s'kemi ç'e duam foton, do pyesim spitalet me këtë emër dhe të themi. Kur nëpër urgjencat s'të kërkojnë ndonjë mjet identifikimi për të marrë serum dhe ata mund ta kenë regjistruar me emër tjetër. Sot nga ora 10 kishte marrë një kushëri në telefon, i kishte thënë që më kanë marrë 4 veta, vetëm të shoh pak fëmijët për herë të fundit se s'jam mirë. Shkoj përsëri në komisariat tani dhe asnjë lajm prej tyre kur shumë mirë ata mund ta gjejnë nga tabulatet telefonike nga merr në telefon", rrëfen Ilirjan Cauli. 

Sakaq, i kontaktuar me telefon nga Syri.net, ai deklaron se ndodhet në këto momente në komisariatin e policisë Durrës, ku edhe pret me shpresë se do të marrë ndonjë informacion për fatin e motrës së tij. 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate