1/13/2026 11:51:37 AM

Zyrtari përgjegjës për rezervat shtetërore e demanton ministren Hajdari, rezerva ka vetëm për një javë

Duhet të lexoni

Një herë del e thotë se ka rezerva të mjaftueshme. Më pas del dhe e demanton vetën. Kjo është mënyra e qeverisjes së Rozeta Hajdarit, e cila duket se nuk po arrin t’i “qeverisë” as deklaratat e saj.

Shumë qytetarë në Kosovë kanë filluar të blejnë miell në sasi të madhe, pas sulmeve të Rusisë mbi Ukrainën. Ndërsa, siç përsërit zakonisht sa herë që Kosovën e kaplon ndonjë krizë apo qytetarët panikohen, sot ministrja Rozeta Hajdari sërish tha se Kosova ka mjaftueshëm rezerva të grurit.

Në një konferencë të përbashkët me ministrin Hekuran Murati, Hajdari konfirmoi se Kosova ka mjaftueshëm rezerva shtetërore.

“Në kontakt të vazhdueshëm më kultivuesit e grurit, të cilët na sigurojnë se për 3 deri në 6 muaj nuk ka pse të brengosemi për mungesë të miellit. Na thanë se nuk kemi nevojë për panik. Ju sigurojmë se kemi rezerva me grurë dhe mallra dhe nuk ka nevojë për panik. Kemi vendet mike që sigurojnë Kosovën se do të ndihmojnë me rezerva nëse ka nevojë”, tha Hajdari.

Ajo tha më tej se rezerva shtetërore shfrytëzohen për furnizim kur ka luftë apo rrezik nga lufta, si dhe siç tha ajo katastrofa tekniko ekologjike.

Megjithatë, pak ditë më parë, ishte vetë drejtori i Departamentit për Rezerva Shtetërore, Hafiz Gara, i cili kishte konfirmuar se Kosova ka rezerva vetëm për pesë ditë deri në një javë.

“Ka kapacitete të mjaftueshme për ta mbajtur jetën, bie fjala për pesë ditë deri në një javë, mirëpo këto rezerva janë në rritje vazhdimisht”, kishte thënë Gara për televizionin publik më 14 shkurt të këtij muaji.Në këto rezerva shtetërore përfshihen karburante, produkte ushqimore, drithëra e barna esenciale për nevoja konsumuese të popullsisë maksimalisht për një javë.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate