12/29/2025 10:51:39 AM

Ish-presidenti i Serbisë kërkon dënimin e sulmit të Rusisë në Ukrainë

Duhet të lexoni

Presidenti i dikurshëm i Serbisë, Boris Tadiq, është i mendimit se Serbia duhet ta dënojë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

“Në këto rrethana, Serbia duhet ta shikojë interesin e vet, por në kontekstin e duhur. Nëse Serbia e ka rrugën kah BE-ja, duhet ta harmonizojë politikën e saj me politikën e BE-së. Edhe pse Serbia nuk është anëtare e BE-së, ajo ka më shumë hapësirë për manovrim për politikën. Për këtë arsye Serbia ka marrëveshje të partneritetit strategjik me shtetet joanëtare të BE-së ose marrëveshje për tregti të lirë dhe këtë duhet ta shfrytëzojë derisa të bëhet anëtare e BE-së”, tha Tadiqi në programin e mëngjesit të televizionit “Kurir”.

Tadiqi deklaroi se Serbia duhet ta dënojë pushtimin rus.

Ish-presidenti serb deklaroi se në përgjithësi është kundër sanksioneve.

“Nëse Serbia do t’u bashkohet sanksioneve është një pyetje tjetër dhe kjo i takon presidentit Vuçiq. Kjo është një pyetje që duhet të peshohet me kujdes. Po të isha Aleksandar Vuçiqi, do të konsultohesha me ish-presidentin në këtë situatë, gjë që ai nuk e bëri. Kjo është e drejta e tij, por do t’i konsultoja me të gjithë ata që kishin përvojë të mëparshme që të mos gaboja. Kur isha president i Serbisë, jam konsultuar me presidentë para meje, siç ishte Dobrica Qosiq. Unë nuk e kam marrë gjithmonë propozimin e tij si model veprimi dhe vendimi politik, por kam marrë parasysh”, tha më Tadiqi dhe deklaroi se gjithçka që po ndodh në Ukrainë do të lërë pasoja të mëdha në Evropë dhe në pjesën tjetër të botës, veçanërisht për vendet më të cenuara, siç është Serbia.

“Në këtë moment Serbia duhet të dënojë sulmin rus ndaj Ukrainës. Më vjen keq që Serbia nuk është bërë më e qartë kur është fjala për interesin e saj për përvetësimin ose aneksimin e Krimesë në Ukrainë, sepse ai është momenti kur u rrezikuan interesat serbe. Me njohjen e Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë, Rusia hyri në interesat e Serbisë, sepse e ndau Gjeorgjinë në një farë mënyre. Serbia as atëherë nuk ka reaguar me të gjitha forcat siç duhet, sepse ishte një kohë tjetër. Mendimi im është se Serbia duhet të jetë shumë më parimore dhe më e fortë. Jam përpjekur të jem parimor në mandatin tim në ato rrethana. Çdo gjest i një fuqie të madhe ku një pjesë e territorit të një shteti tjetër njihet në mënyrë të paligjshme është vepër kundër integritetit tonë në Kosovë dhe Metohi”, tha ish-presidenti serb.

Tadiqi thekson se Serbia duhet të jetë e qartë dhe t’u thotë “miqve tanë rusë se kjo është e papranueshme për ne”.

“Sidomos Serbia nuk mund të pranojë pushtimin e një shteti tjetër të pavarur. Nuk ka asnjë justifikim të mundshëm nga Rusia se Ukraina i kërcënon ata. Arsyetimi është se NATO-ja dëshiron të zgjerohet në Ukrainë dhe në vendet baltike, duke shkelur marrëveshjen kur Bashkimi Sovjetik po shpërbëhej, nuk mund të jetë arsyetim për një sulm ndaj Ukrainës”, tha Tadiqi.

Kujtojmë se presidenti rus, Vladimir Putin, herët në mëngjes i shpalli luftë Ukrainës.

Aksioni filloi në orën 3:50 me kohën e Evropës Qendrore, kur sulmi kryesor i ushtrisë ruse filloi nga drejtimi i Donetskut dhe Luhanskut.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate