Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vlerësua se ajo që po ndodh në Ukrainë është agresioni më i madh ushtarak i Rusisë, dhe kjo sipas tij paraqet një ngjarje të trishtë e tragjike jo vetëm për kontinentin evropian, por me ndikimet që mund t’i ketë edhe për vendin tonë e rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Për situatën e krijuar në Ukrainë, pasi që në orët e para të mëngjesit u sulmua nga Rusia kryeministri Kurti tha në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, janë ndërmarrë disa masa në bashkërendim me dhe bashkëpunim të ngushtë me BE-në, NATO-në, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Megjithatë, Kurti nuk tregoi se cilat janë ato masa.
Kurti vlerësoi se ajo që po ndodh sot në Ukrainë është agresioni më i madh ushtarak që nga përfundimi i luftës së dytë botërore.