Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se Rusia duhet të ndalojë menjëherë operacionet ushtarake në Ukrainë.
“Franca dënon vendimin e Rusisë për të luftuar Ukrainën. Rusia duhet të ndalojë menjëherë operacionet e saj ushtarake”, tha ai përmes një publikimi në Twitter.
“Franca qëndron me solidaritet me Ukrainën. Ajo qëndron me ukrainasit dhe po punon me partnerët dhe aleatët e saj për t’i dhënë fund luftës”, shtoi ai, transmeton lajmi.net.
Presidenti francez foli me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky mëngjesin e sotëm ku u diskutua për mbështetjen drejtuar Ukrainës.