Njësitet policore të rajonit të Pejës, respektivisht të stacionit policorë të Klinës brenda pesë ditë kanë sekuestruar disa armë të llojeve të ndryshme, dhe kanë arrestuar katër persona, shkruan Gazeta Metro.
Armët e sekuestruara janë të llojeve të ndryshme:
Një pistoletë Zoraki kalibër 9mm me një karikatorë së njëjtës armë, 10 fishekë të kalibrit 7.65mm.
Një armë me gas e tipit Zoraki dhe një karikator i së njëjtës armë, dhe 10 copë fishek i kalibrit 9mm.
Një pushkë gjuetie e kalibrit 12GA.
Një pistoletë e tipit Colt 45mmn një karikatorë dhe dy fishekë i së njëjtës armë.
Një pistoletë tjeter e tipit Zoraki, një karikatorë i së njëjtës armë dhe 34 fishekë 9mm.
Gjashtë gëzhoja 9mm.
Një pistoletë e tipit Lluger 88 me kalibër 8mm dhe një karikatorë i së njëjtës armë.
Personat e arrestuar dyshohen për veprën penale “Mbajtje në shfrytëzim, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armës”.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim te Prokurorit të shtetit, janë liruar ne procedurë të rregullt./gazetametro.net