12/27/2025 6:52:47 PM

Përse duhet të pini ujë me xhenxhefil? Kura natyrale për stomakun, diabetin e artritin

Duhet të lexoni

Një nga bimët më të veçanta që mund të gjeni në treg. Jo vetëm sepse është shumë natyrale, por sepse ka një shije të jashtëzakonshme e që nuk mund ta ngatërrosh me asgjë. Pak djegës, me aromë që të zgjon shqisat shpesh mund ta gjeni në receta të shëndetshme.

Por sipas ekspertëve xhenxhefili ofron një tjetër përfitim për trupin tuaj, atë të qetësimit të një sërë problemesh me stomakun, diabetin, artritin apo Alzhaimerin. Uji me xhenxhefil duket se është këshilla më natyrale për të kaluar çdo problem me organizmin tuaj, por kini parasysh disa këshilla.

Përse duhet ta përdorni?
Xhenxhefili vjen në ndihmë në shumë forma, përfshirë kapsulat e suplementëve, pluhurat spërkatës në formën e erëzave dhe pomadat për përdorime të ndryshme. Megjithatë në ndihmën ndaj stomkun xhenxhefili ndihmon në frenimin e oreksit të tepërt. Çaji i xhenxhefilit apo bima vetë ka disa veti si rregullimin e metabolizmit dhe nxjerrjen e sheqernave nga trupi. Të gjtiha këto ndihmojnë në menaxhimin e peshës së tepërt të shoqëruar sigurisht me një dietë të shëndetëshme.

Gjithashtu ndihet edhe si një meaxhues i mirë i diabetit siç përmendëm edhe më lart pasi ndihmon me sheqerin në gjak. Në një studim ku morën pjesë 41 persona të cilët morën 2 gramë pluhur xhenxhefili për 12 javë të dhënat treguan për një ulje të ndjeshme të sheqerit në gjak. Vetitë e tij antinflamatore ndikojnë edhe në sëmundje të tjera si artriti apo Alzhaimeri. E së fundi mbi dhimbjet e stomakut, xhenxhefili ndihmon në largimin e të përzierave dhe ndihmon në tretjen e mirë të ushqimit.

Kujdes me sasinë
Megjithëse plot vlera për shëndetin dhe xhenxhefili nuk vjen pa efekte anëosre. Sigurisht nëse e teproni me konsumoni e tij mund të shkaktojë urth, gazra, fryrje stomaku, dhimbje apo djegie të gojës. Megjithëse janë efekte anësore të rrala është mirë që të kini kujdes me sasitë. Sasitë e rekomanduara për konsum janë 4 gram oluhur në ditë ose 1-2 feta të freskëta për të bërë rreth 4 gota ujë me xhenxhefil. Nëse po merrni mediakmente ose vitamina të tjera gjatë kësaj kohe, flisni me mjekun tuaj përpara se të shtoni ujë me xhenxhefil në dietën tuaj.

Si ta përgatisni
Si fillim lajeni mirë rrënjën e xhenxhefilit tuaj dhe qërojeni me kujdes nga lëkura. Me anë të një rende ose me thikë grini hollë rreth 1 lugë çaji xhenxhefil të freskët ose 4 gramë në formën e pluhurit. Ndërkohë zieni 4 gota ujë dhe kur të fillojë të vlojë, shtoni xhenxhefilin e lëreni për disa minuta. Më pas hiqeni ujin nga zjarri dhe lëreni të pushojë për 10 minuta para se ta kulloni për konsum. Në fund pasi ta keni kulluar, mund të shtoni limon ose mjaltë në varësi të shijes dhe konsumojeni të ngrohtë ose të ftohtë të ruajtur në frigorifer./AgroWeb.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate