12/17/2025 1:28:13 PM

Rama thumbon Metën për zgjedhjet e 6 marsit

Duhet të lexoni

 

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Nuk mungoi një thumbim për Presidentin e Republikës për vonimin e procesit. Rama tha se për socialistët nuk është një betejë për jetë a vdekje, por është një ofertë për komunitetet, teksa sulmoi dhe opozitën, duke i cilësuar liderët e saj pengje të së shkuarës.

“Ne kemi respektuar një proces që është tejet i vonuar, pas një shkeljeje permanente të Kushtetutës nga ana e Presidentit i cili mori peng faktikisht këto komunitete për arsyet e mos arsyes së tij dhe tani jemi në një fazë përfundimtare me 6 kandidatë, të cilët ofrojnë për komunitetet vlerat e tyre, aftësitë e tyre. Janë zgjedhje vendore, nuk janë zgjedhje politike. Ne jemi për bashkim, jo për ndarje. Ne jemi për të parë problemet e komuniteteve dhe për të vazhduar për t’i trajtuar ato me gjithë vëmendjen dhe dinjitetin e duhur.

Përballë kemi dy forca që janë në një nxjerrje kunji me njëra-tjetrën ‘kush jam unë dhe kush je ti’ dhe që të dyja janë pa legjitimitetin moral për të qenë aty ku janë për shkak të dy frymëzuesve, udhëheqësve, drejtuesve të tyre që janë pengje të të shkuarës që të dy. Por i takon qytetarëve që të bëjnë zgjedhjen e tyre dhe ne do respektojmë zgjedhjen e tyre. Për ne kjo nuk është një betejë për jetë a vdekje në kuptimin simbolik natyrisht, është një ofertë për komunitetet.

Kush do dojë që të ecë përpara me gjithë sinergjinë që krijon një drejtim i njëjtë i bashkisë dhe i qeverisë, do i japë votën kandidatëve tanë. Kush do të dojë të votojë për të bërë politikë me jetën e vetë të përditshme dhe për t’i shërbyer një pengu apo një tjetri, do votojë kështu dhe do ta paguajë, duke faktikisht e lënë qytetin, bashkinë pa një kujdestar që merret çdo ditë me pastrimin, merret me ndriçimin, me mjedisin, me kopshtet, çerdhet, jetën komunitare dhe nuk merret me një luftë politike përçarëse që nuk i shërben absolutisht qytetarëve, nuk i shërben askujt”, deklaroi Rama.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate